Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa premtoi e sa i realizoi Qeveria investimet në Trepçë?

01/12/2024 - 08:58
në Kryesore, Lajme
A A
Trepça jep jashtëligjshëm me qira hapësirat në terminalin doganor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në ndarjet buxhetore për vitin 2025, Qeveria ka planifikuar të ndajë vetëm 3 milionë euro për “Trepçën”, që sipas kategorisë ku do të shpenzohen këto para, destinimi do të jetë për subvencione dhe transfere e jo për zhvillimin ekonomik të saj.
“Është e vërtetë që është nda një buxhet apo linjë kreditore për neve mbi 20 milionë euro, por nuk ka mujtë me u realizue për arsye të problemave të ngjashme që i diskutuam deri më tash, duke pasë një listë të pagave të papastruara”, thotë Faton Ahmeti, Ud Kryeshef i Bordit të Ndërmarrjes “Trepça”.

Në shkurt të vitit 2023, Qeveria kishte aprovuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 20 milionë euro për “Trepçën”, me qëllimin që të bëhen investime kapitale në miniera dhe në flotacione.Por, një vendim i tillë nuk është përkthyer në marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati kishte thënë se stafi dhe minatorët e “Trepçës” duhet të tregojnë që janë të gatshëm për më të mirën e ndërmarrjes.Ndërsa, sa i përket vendimit të qeverisë për t’i dhënë kredi “Trepçës”, Murati shtoi se ekipet teknike janë në negocim dhe duhet të sigurohet kapaciteti pagues i ndërmarrjes.

“Sa i përket mbështetjes së financimit për ‘Trepcën’, apo kredinë e ‘Trepçës’, e miratuar. Ekipet teknike janë në negociim me menaxhmentin e ‘Trepçës’, çështja është se duhet çdo herë të sigurohet sepse bëhet fjalë pëër kredi, për huadhënie, duhet të sigurohet kapaciteti pagues i ndërmarrjes, njësoj siç ka qenë edhe me Telekomin e Kosovës për shembull”.

“Në raport me Telekomin e Kosovës, kanë qenë disa parakushte që është dashur të ndërmerren disa hapa që të vihet në dispozicion edhe kredia e që në këtë rast ka qenë shkurtimi shpenzimeve, reduktimi i stafit që jo domosdo kanë qenë i nevojshëm në atë kohë, në mënyrë që të vohet në dispozicion kredia. Në këtë rast Trepça duhet të tregoj, edhe stafi edhe minatorët, duhet të treogjnëë se janë të gatshëm të bëjnë më të mirën e mundshme për ndërmarrjen që bashkërisht ta qojmë ndërmarrjen përpara”, kishte deklaruar Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për medie më 31 tetor 2023.

Ndryshe, shkak i lënies së punës në “Trepçë”, sipas punëtorëve dhe sindikatës, është mosmarrja e pagës me kohë, për të cilën disa herë edhe kanë hyrë në grevë tregon Asllan Osmani, mbikëqyrës i ndërrimit, i sistemit të pompimit të lumit, lloçit në Stan Tërg.

“Qysh pse hyni në greva? Unë punoj me marrë një pagë, me çu në shtëpi, me ble ushqim për fëmijë, me mbajtë familjen. Me ble. Kur vjen fundi i muajit, s’ka pagë. Po kur del, deri me të 10-in, vjen i 10-ti s’ka pagë, vjen edhe i 15-ti. Po anaj bre një datë, kur mundeni me na e qitë datën? Ta dimë, veç te dimë, t’ju thom unë familjes, valla në këtë ditë e kam datën…. S’kanë datë, s’kanë. Unë kam qenë në grevën e tetorit që ishim ato ditë, kam qenë në ato bisedimet që na tradhtuan”, thotë Osmani.

Ibrahim Januzaj, Kryetar i Sindikatës së Minatorëve në “Trepçë” ka treguar për “Betimi për Drejtësi” se me paga kanë problem për një kohë të gjatë.“Kemi pas vonesa të vazhdueshme. S’mund të them çdo muaj por thuajse një vit të plotë, tu e nda përgjysmë, një vit të plotë, kemi pas vonesa në mos realizimin e pagave dhe vonesë atë vazhdueshme në realizimin e pagave ndoshta kjo ka bërë që fokusi ynë të jetë vetëm tek pagat”, thotë Januzaj.

Ndërsa Faton Ahmeti, U.D Kryeshef i Bordit të Ndërmarrjes “Trepça: thotë se asnjë muaj punëtorët nuk kanë mbetur pa paga, ani pse ato u vonuan.E drejtë elementare është me marrë rrogën me kohë. Sa i përket çështjes së grevës ne mundemi me grevu, por sa e kom analizu unë çështjen e borxheve të pagës, asnjë vit nuk ka kalu për me tejkalu një pagë vitin, do të thotë të gjitha janë marrë me vonesë, por pagat janë marrë. Do të thotë kryesorja pagat, kish pasë çdo herë vonesa, po paga është marrë. Unë besoj që s’ka borxhli ma i mirë se Qeveria, do të thotë borxhli i mirë se të rrin pas. Dhe në këtë rast e drejta për grevë është s’mundemi me ja mohu askujt, po edhe nuk është në dorën time tash unë me i gjeneru të hyrat nëse Qeveria thotë unë nuk t’i jap 8 milionë euro”, thotë Ahmeti.

Shkak pse ka vonesa, sipas ushtruesit të detyrës së Kryesuesit të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes, është fakti që “Trepça” nuk arrin të nxjerrë mjaftueshëm xehe, e cila pastaj do të përkthehej në pagat e tyre, tregon më tej Ahmeti.“Ne e kemi një kosto që mundem me thënë që ndër shpenzimet më të mëdha është lista e pagave, që e kemi mbi 1 milionë euro mujoren dhe shpenzimet e tjera që i kemi për operim, janë diku 450 deri në 500 mijë euro mujore mbi 1.5 milionë euro ne kemi shpenzime dhe prej tyre që ne mundemi me i mbulu janë për momentin 750 deri në 800 mijë euro që na mundemi me i mbulu me të hyra vetanake”, thotë ai.

Në anë tjetër, punëtorët vlerësojnë se me punën që bëjnë arrijnë të nxjerrin rrogat e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
01/08/2026 - 15:07

Tre persona janë privuar nga liria pasi dyshohen për kontrabandë me mallra në zonën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026,...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
01/08/2026 - 14:57

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, ka deklaruar se gërmimet që po zhvillohen në Zubin Potok janë pjesë e një procesi të ndjeshëm hetimor për kërkimin e personave...

Më shumëDetails

NY Times: Në Iran, SHBA duket se po shkon drejt një humbjeje strategjike, druhen aleatët

NY Times: Në Iran, SHBA duket se po shkon drejt një humbjeje strategjike, druhen aleatët
01/08/2026 - 14:26

Për aleatët e Amerikës, lufta e presidentit Donald Trump në Iran, tashmë në muajin e saj të gjashtë, duket se po shkon drejt një humbjeje strategjike, shkruan The...

Më shumëDetails

Haxhiu iu dërgon ftesa deputetëve për seancën konstituive, këto janë pikat e rendit të ditës

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
01/08/2026 - 14:16

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë pranuar dje ftesat për seancë konstituive nga u.d. e Presidentes, Albulena Haxhiu. Seanca konstituive e Kuvendit...

Më shumëDetails

“Hapja e konsullatës serbe, nuk kalon lehtë”, deputetja Koçeku: Të dielën protestë në Shkodër

“Hapja e konsullatës serbe, nuk kalon lehtë”, deputetja Koçeku: Të dielën protestë në Shkodër
01/08/2026 - 13:59

Deputetja që u largua nga PS, Marjan a Koçeku, ka reaguar kundër idesë për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Me anë të një reagimi publik, ajo shprehet...

Më shumëDetails

Abdixhiku ua bëri obligative Grupit Parlamentar respektimin e vendimeve të partisë, Janina Ymeri ia kujton Kushtetutën

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
01/08/2026 - 13:43

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga neni 70 i Kushtetutës së Kosovës, i cili rregullon mandatin e deputetëve. Në postimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • 32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë