Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa zgjat rruga drejt konstituimit të Kuvendit, një krahasim ndërmjet legjislaturave të kaluara

27/03/2025 - 14:01
në Kryesore, Lajme
A A
Sot votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas përfundimit të çdo procesi zgjedhor në Kosovë, një nga momentet më të rëndësishme për funksionalizimin e institucioneve është thirrja e seancës konstituive të Kuvendit. Ky hap shënon fillimin zyrtar të legjislaturës së re dhe i hapë rrugë verifikimit të mandateve, betimit të deputetëve, zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, nënkryetarëve dhe formimit të qeverisë së re dhe organeve të tjera të rëndësishme parlamentare.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se koha që kalon ndërmjet certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe mbajtjes së kësaj seance nuk ka qenë e njëjtë në legjislaturat e kaluara, ndonëse brenda afatit kushtetues.

Në disa raste, ky proces është realizuar me efikasitet dhe brenda një afati të arsyeshëm kohor, ndërsa në raste të tjera është zvarritur, ndonjëherë për shkak të rrethanave politike të ndërlikuara apo mungesës së vullnetit të qartë për bashkëpunim ndërmjet akterëve politikë.

Krahasimi i legjislaturave, sa kohë ka kaluar nga certifikimi deri te seanca konstituive?

Për të kuptuar më mirë dinamikën institucionale të thirrjes së seancave konstituive, më lartë është paraqitur një tabelë që përmbledh të dhënat për legjislaturat IV deri në legjislaturën IX, duke u fokusuar në datën e certifikimit të rezultateve zgjedhore, datën e thirrjes së seancës së parë të Kuvendit dhe numrin e ditëve të pritjes ndërmjet këtyre dy hapave.

Lëvizja e afateve nga një legjislaturë në tjetrën: Çfarë na tregon kjo dinamikë?

Nga të dhënat e tabelës rezulton se nuk ekziston standard tërësisht i harmonizuar për kohëzgjatjen e periudhës së konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve. Megjithëse, Kushtetuta parasheh që Kuvendi duhet të thirret brenda një afati prej 30 ditësh pas certifikimit të rezultateve, periudha reale e pritjes ka variuar.

Në vitin 2011, kur u konstitua legjislatura e katërt, procesi u zhvillua përmes thirrjes së seancës konstituive nga ushtruesi i detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi. Seanca u thirr brenda 14 ditësh, çka përbënte një afat relativisht të shpejtë në kontekstin e asaj kohe.

Legjislatura e pestë, e thirrur nga Presidentja Atifete Jahjaga, shënoi një kohë edhe më të shkurtër – vetëm 13 ditë nga certifikimi deri në seancën konstituive.

Përkundrazi, në vitet 2017 dhe 2019, gjatë legjislaturës së gjashtë dhe të shtatë, procesi u zgjat dukshëm, me 26 dhe 27 ditë përkatësisht. Në këto dy raste, President ishte Hashim Thaçi. Vonesa të tilla i atribuohen shpesh kontekstit politik dhe vështirësive në arritjen e marrëveshjeve për formimin e shumicës parlamentare.

Ndryshe nga këto dy raste, legjislatura e tetë, e cila pasoi zgjedhjet e vitit 2021, u karakterizua nga një efikasitet institucional i pazakontë. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, caktoi seancën konstituive vetëm 9 ditë pas certifikimit të rezultateve – duke e shndërruar këtë proces në më të shpejtin që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Sa kohë zgjati certifikimi i rezultateve më 9 shkurt krahasuar me zgjedhjet e kaluara?

Zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit 2025 pritet të certifikohen sot më 27 mars, një pritje prej 46 ditësh. Kjo kohë është më e gjatë se periudhat e certifikimit në disa zgjedhje të fundit. Megjithatë nga të dhënat publike del se zgjedhjet e mbajtura më 12 dhjetor 2010 kishin kohën më të gjatë të pritjes deri në certifikimin e rezultateve – plot 57 ditë.

Për zgjedhjet e mëvonshme, vërehet përmirësim në shpejtësinë e certifikimit: zgjedhjet e vitit 2014 dhe ato të vitit 2017 kanë pasur nevojë për vetëm 26 dhe 27 ditë respektivisht për të përfunduar këtë proces.

Për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, megjithëse sistemi ishte më i përgatitur, certifikimi kërkoi 52 ditë.

Ndërsa për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, të cilat pasuan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, certifikimi u realizua brenda 27 ditëve.

Çka pritet për legjislaturën e nëntë?

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, ku tashmë nuk është aprovuar asnjë ankesë e partive politike, KQZ ka caktuar datën 27 mars 2025 si datë kur do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të rregullta të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Presidentja Vjosa Osmani, e cila tashmë është në një mandat të plotë, do të ketë përgjegjësinë kushtetuese për të thirrur seancën e parë të Kuvendit. Duke u bazuar në përvojën e vitit 2021, ekziston pritje publike dhe institucionale që ky proces të ndiqet me efikasitet të ngjashëm.

Megjithatë, gjithçka varet nga natyra e rezultatit zgjedhor – nëse krijimi i shumicës parlamentare është i qartë dhe nuk ka krizë të brendshme politike, seanca mund të mbahet brenda një kohe optimale. Përndryshe, çdo vonesë në konstituimin e Kuvendit rrezikon të ndikojë në zvarritjen e gjithë kalendarit të formimit të institucioneve të reja.

Për legjislaturën e nëntë, është e rëndësishme që praktikat pozitive të konsolidohen dhe të krijohet një standard institucional, që garanton funksionalizim të shpejtë dhe transparent të Kuvendit./Betimi për Drejtësi

JU REKOMANDOJMË

Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)
14/07/2026 - 23:32

Një përleshje fizike në mes disa personave raportohet se ka ndodhur sonte në sheshin “Adem Jashri” në Skenderaj. Media lokale “Skenderaj Live” ka publikuar pamje nga vendi i...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të mërkurën

Parashikimi i motit për të mërkurën
14/07/2026 - 22:56

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu orëve të...

Më shumëDetails

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj
14/07/2026 - 22:46

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë nismë të delegatëve të degës për mbledhjen e...

Më shumëDetails

Kajtazi: Pushteti e di që s’i ka punët mirë me ShBA-në, shkak qasja e gabuar

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
14/07/2026 - 22:17

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Kosova po mbetet prapa në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se, pavarësisht...

Më shumëDetails

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin
14/07/2026 - 22:12

Shtetet e Bashkuara po e bëjnë një përpjekje të re për ta afruar Serbinë me synimet e tyre strategjike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) Daniel...

Më shumëDetails

“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën

“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën
14/07/2026 - 21:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se çdo hap po ndiqet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë