
Analisti i afërm me Lëvizjen Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë një aksion të përmasave të mëdha në veri të vendit, pas tensioneve të shkaktuara atje, ditëve të fundit.
Teksa bëri një ndërlidhje me një operacion anti-terrorizëm të Policisë së Gjermane e që morën pjesë mbi tre mijë policë, Ramabaja u shpreh se një i ngjashëm duhet të ndodhë edhe ndaj strukturave kriminale të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.
Sipas tij, këto banda kishin e kanë një qëllim: përmbysjen e rendit kushtetues.
“Bandat e Vuçqit përveç ksaj, nuk e fshehin – pretendojnë aneksimin e veriut. Shteti i së drejtës reagon kështu”, shkroi ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Situata në veri është tensionuar ditëve të fundit pak para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, që pritet të mbahen më 18 dhjetor.
Ndërkombëtarët kanë kërkuar që mos të mbahen ato zgjedhje për shkaqe sigurie, kurse institucionet e Kosovës ende nuk kanë lëkundur qëndrimin e tyre për këtë çështje.












