Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një gafë të madhe teksa ka kritikuar investimet në Durrës, qytet ky që po përballet me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Berisha në postim, i cili më pas është përmirësuar, prezanton një denoncim të qytetarit digjital, kritikon se si janë ndarë 31 milionë euro për përmbytje në Durrës, “por përmbytjet janë më të mëdha se kurrë”.
Bashkëngjitur fotografinë Berisha e kishte të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, i cili doli sot në terren pas vërshimeve në disa fshatra të Drenasit.













