Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka zgjedhur Kosovën që të kalojë këtë fundjavë me disa nga familjarët e tij.
Ai ka publikuar fotografi nga bjeshkët e Rugovës.
“Mirëmëngjes miq, ju përshëndes me këtë foto me Lilin dhe Dalilën në Rugovë”, ka shkruar ai.
Fotografitë nga pushimet në Rugovë, Berisha i ka publikuar në profilin e tij në Facebook.













