
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se prona e ish-hotelit “Vicianum,” në Vushtrri do të mbetet vetëm pronë publike.
Ai thotë se Gjykata e Apelit përmes një aktvendimi të datës 27.10.2023, ka refuzuar si të pathemelt ankesën e paditësit “Erisi” Sh.P.K. me seli në Mitrovicë.
Postimi i Blerim Sallahu:
Prona e ish hotel Vicianumit mbetët veç publike
Në vitin 2021, njëanshëm patëm anuluar kontratën kriminale përmes së cilës ish -drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë, pronën publike të Ministrisë së Drejtësisë ia patën dhënë në shfrytëzim përsonit juridiko privat, pa asnjë bazë ligjore e kushtetuese, prej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katrorë.
Ky vendim i yni ishte vërtetuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë- Dega Vushtrri, si i drejtë dhe i ligjshëm.
Jam shumë i lumtur të ju njoftoj se ky vendim është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit. E njëjta përmes nje aktvendimi të datës 27.10.2023, ka refuzuar si të pathemelt ankesën e paditësit “Erisi” Sh.P.K. me seli në Mitrovicë.
Përmes këtij aktvendimi gjykata ka vërtetuar edhe një herë si të ligjshëm dhe të drejtë, vendimin e datës 23.09.2021.
Në lidhje me këtë, si Ministri e Drejtësisë, patëm dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ish-ministrit të drejtësisë dhe ish-drejtorit të Shërbimit Korrektues.
Natyrisht, Prokuroria Speciale ka vendosur ta hedh poshtë kallëzimin penal edhe pse përveç posedimit të paligjshëm, aty është rrënuar edhe prona publike në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, mirëpo, lufta dhe ballafaqimi ynë në mbrojtje të publikes asnjëherë nuk do të ndalet.












