Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)

10/09/2026 - 18:22
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë estetike në Prishtinë që është gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin subjekti privat shëndetësor “Estethica” Sh.P.K. me themelues Krenar Dobroshi është gjobitur me 1 mijë euro për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor të siguruar nga Veriu.info, thuhet se në “Estethica” është gjetur duke punuar kundërligjshëm infermierja Gresa Hajrizi, pasi që e njëjta nuk ka qenë e lajmëruar e as licencuar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje, në vendim thuhet se gjatë inspektimit është konstatuar se institucioni privat shëndetësor “Estethica” nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, pasi që në hapësirat e këtij institucioni gjendet edhe salloni i ondulimit, ku kryhen edhe shërbimet e manikyrit, pedikyrit dhe depilimit.

Si gjetje tjetër është konstatuar dhe pritorja e këtij institucioni privat shëndetësor, pasi që ajo ishte e përbashkët me sallonin e ondulimit.

Me rastin e këtij inspektimi në “Estethica” të Krenar Dobroshi, është evidentuar se mungojnë: defibrilatorët, EKG-ja, bombola e oksigjenit, anti-shok terapia dhe kontejnerët për mbajtjen e mjeteve medicinale.

Në fund të vendimit, ndër të tjera thuhet se “Estethica”  ushtron veprimtarinë pa përmbushur kushtet nga neni 40 dhe 42 të Ligjit për Shëndetësi.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Estethica” për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Foto: Krenar Dobroshi – themelues i “Estethica”
Foto: Pamje nga një postim i “Estethica” duke ofruar shërbime ondulimi

LEXONI EDHE:

Gjetje skandaloze në “Laboratori Klinik Shëndeti” në Pejë: Shërbime të palicencuara, analiza pa specialist dhe reagentë të skaduar (Dokument)

 

 

Tags: EstethicaKrenar Dobroshi

JU REKOMANDOJMË

Abrashi: Pa presione, kushtëzime e zarfe ndërkombëtare u zgjodh presidentja

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
08/10/2026 - 22:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka vlerësuar se marrëveshja mes LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentes shënon një zhvillim të rëndësishëm në politikën...

Më shumëDetails

Zgjedhja e presidentes sukses i PDK-së apo i VV-së, kjo është përgjigjjja e Mustafës

Zgjedhja e presidentes sukses i PDK-së apo i VV-së, kjo është përgjigjjja e Mustafës
08/10/2026 - 22:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se PDK-ja e konsideron sukses të saj zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës. Duke...

Më shumëDetails

Latifi: Sulmet ndaj Presidentes ende pa u akomoduar në zyrë tregojnë për iracionalitetin në këtë vend, priteni njeriun pak

Rikthimi i demokracisë militante
08/10/2026 - 22:39

Analisti Blerim Latifi, ka thënë se sulmet e menjëhershme ndaj presidentes Justina Shiroka Pula, tregojnë shkallën e iracionalitetit që ka mbërritur në këtë vend. Ajo tha se ajo...

Më shumëDetails

“Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë“

“Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë“
08/10/2026 - 22:27

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që me t’u futur në fuqi ligji për Specialen, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa duhet të sillen në Kosovë për të...

Më shumëDetails

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
08/10/2026 - 22:03

Në mungesë të 81 votave për President, vendi shkoi në zgjedhje më 7 qershor. Edhe pas këtij procesi, partitë politike nuk arritën që me marrëveshje politike ta propozojnë...

Më shumëDetails

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!
08/10/2026 - 21:53

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur me vlerësim të lartë për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se me të ka punuar për katër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë