Kritika që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pasur ndaj kryeministrit Albin Kurti në seancën parlamentare të enjtes, nuk iu ka pëlqyer aktivistëve dhe përkrahësve të partisë në pushtet.
Në përkrahje të deputetës dolen figura të njohura të PDK-së, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se Musliu e tha të vërtetën duke ia përplasur në fytyrë kryeministrit mashtrimet.
Postimi i Lushtakut:
Përplasja në fytyrë e të vërtetës nga ana e deputetes Ganimete Musliu, rreth mashtrimeve të kryeministrit Albin Kurti, paska nxitur servilët, militantët e argatët e VV-së, duke fyer në baza biologjike, gjinore e krahinore deputeten Musliu.
Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë.
Unë personalisht, Dega e PDK-së në Skenderaj dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, jemi pranë deputetes Musliu, dënojmë gjuhën e ulët dhe sulmet ndaj saj, dhe mbrojmë të vërtetën e pamohueshme që ajo e ka thënë në Kuvendin e Kosovës













