
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka uruar qytetarët e besimit Islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Ai ka shprehur urimet më të sinqerta për me dëshirën për shëndet e mbarësi në jetë, transmeton Veriu info.
Postimi i Sami Lushtaku:
Të dashur miq,
Muaji i begatë i Ramazanit në të cilin hoqëm dorë nga ushqimi e pijet por që ushqyem shpirtërat tanë me forcë e besim tek Krijuesi ynë, pasohet sot me festën e Fitër Bajramit, e cila është festë e solidaritetit, paqes e bashkimit mes nesh.
Urimet më të sinqerta për ju dhe familjet e juaja, me dëshirën për shëndet e mbarësi në jetë.
Përhajr Bajrami!
SL












