Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar Libinë, ku është pritur nga gjenerali kontravers libian Feldmarshall Khalifa Belkasem Haftar.
Veriu.info publikoi pamje ekskluzive të arritjes së Lushtakut në shtetin afrikan me një “privat jet”, shoqëruar nga biznesmenë tjerë, në mesin e tyre biznesmeni kontravers nga Shqipëria Gaz Demi.
Pas publikimit të pamjeve, ku sipas informacioneve jozyrtare thuhet se Lushtaku ka shkuar për çështje biznesore në Libi, ai vet ka publikuar pamje nga takimi me gjeneralin ushtarak libian Feldmarshall Khalifa Belkasem Haftar, të një vizite para disa javësh.
Ai një gjë të tillë nuk e ka bërë më herët por vetëm pas publikimit të pamjeve nga Veriu.info, duke ngritur dilema mbi qëllimin e vizitës atje.
Khalifa Belkasem Haftar është gjeneral kontravers në Libi pasi njihet për bashkëpunime të fuqishme me Rusinë, madje disa herë është takuar me presidentin rus Vladimir Putin i cili po e mbështet atë në Libi me qëllimin për ndikimet gjeopolitike në këtë pjesë të pjesë të botës si rivalitet më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por kush është Feldmarshall Khalifa Belkasem Haftar?
Ai njihet si njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të ish presidentit Gadaf, por prishi raportet me të në vitet e 80-ta për të emigruar në SHBA.
Pas rënies së Gadafit më 2011 Haftar u bë udhëheqësi i Forcave të Armatosura Libiane, një forcë ushtarake që kontrollon kryesisht lindjen dhe jugun e Libisë. Ai ka qenë protagonist i përpjekjes për të marrë kontrollin e gjithë Libisë, përfshirë ofensivën e tij të dështuar kundër Tripolit më 2019.
Ai mbetet komandant suprem i Forcave të Armatosura Libiane dhe figura dominuese në Lindje të Libisë, ku kontrollon fusha të mëdha nafte dhe ka lidhje të forta me Emiratet e Bashkuara, Egjiptin dhe Rusinë, si dhe familja e tij po merr rol gjithnjë e më të madh ekonomik e ushtarak.
Haftar mbështet administratën rivale në lindje të Libisë që është kundërshtare e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Tripoli.
Së funsi ai ka vënë komunikim edhe me Turqinë dhe SHBA-në, por mbështetja më e fuqishme e tij mbeten Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia, kjo e fundit i ofron mbështetje edhe ushtarake.
Në vitin 2025, forcat e lidhura me Haftar nën drejtimin e djalit të tij Khaled Haftar nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak me Rusinë, me synim zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ai madje ka takuar disa herë presidentin rus, Vladimir Putin, e hera e fundit ka qenë vitin e kaluar.
Se çfarë ka mundur të bisedojë Sami Lushtaku me gjeneralin libian, mbetet e paqartë.
Ajo që dihet është se Lushtaku ka qenë i shoqëruar nga biznesmenë, gjë që ngrit pytje nës gjithçka ishte për çështje biznesore.













