
Kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, njëherit edhe asamblist i kuvendit komunal nga rradhët e kesaj partie ka njoftuar se Sami Lushtaku sot gjatë seancës e kishtë fyer dhe kishte provuar t’a kërcënoj.
“Sot, Sami Lushtaku, gjatë punimeve të kuvendit komunal, kishte ruajtur momentin për provuar që të më frikësoj, me ç’rast edhe më ka fyer”, ka shkruan Mehani në facebook.
Tutje Mehani ka thënë se përgjigjen për Sami Lushtakun dhe sojin e tij e ka dhënë edhe në seancë: pushka top ju bëftë.
“Kjo përgjigje nuk është në natyrën time dhe atë çfarë unë përfaqësoj, por fatkeqësisht kjo është gjuha që e kupton zoti Lushtaku. Zënja e pritave nëpër kthina mund të jetë mënyra se si z. Lushtakut i funksionojnë gjërat, por jo çdo herë”.
Postimi i plotë i Mehani në facebook












