Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SBASHK-u kritikon MASHT-in që nuk po shpërndan ende librat për nxënësit

19/08/2023 - 10:19
në Lajme
A A
SBASHK-u kritikon MASHT-in që nuk po shpërndan ende librat për nxënësit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tash e shumë vite, nxënësit e arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm të ulët, nga klasa e parë deri në të nëntën, librat dhe tekstet shkollore i marrin falas nga Qeveria e Kosovës.

Por, tani kur kanë mbetur edhe disa ditë që të fillojë viti i ri shkollor 2023/2024, ka dilema nëse nxënësve do t’u jepen librat falas nga Qeveria. Dilemë kjo e cila vjen pasi ende nuk ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore nëpër komuna, ani pse ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, kishte deklaruar se furnizimi do të bëhej në fund të muajit korrik.

Për këto vonesa, të gjithë fajin kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ia ka hedhur Nagavcit, e cila edhe udhëheq me MASHT-in.

Jasharaj ka qenë i ashpër karshi kësaj, duke thënë edhe se tesktet shkollore janë mjeti i vetëm ku bazohen nxënësit, por edhe mësimdhënësit.

“Deklarata ministres Nagvaci është shqetësuese dhe është e çuditshme, ngase MASHT-i ka pasur goxha kohë, që nga qershori e këndej të përgatitet për tekstet shkollore. Ngase, fatkeqësisht, në situatën që punon arsimi në Kosovë, i vetmi mjet i punës në klasë edhe i nxënësit dhe i mësimdhënësit janë shkumësi, shpuza dhe teksti shkollor. Këto vonesa nuk mund të angazhohen përpos me mosangazhim të duhur. Dhe faji pse kjo vonesë ndodh është MASHT-i, sepse ata është organi në krye me ministren Nagavci që kanë autorizim t’i caktojnë autorët, recensentët po edhe shtëpitë botuese për tekstet shkollore që përdoren për shkollimin parauniversitar në Kosovë”, ka thënë Jasharaj për Indeksonline.

Kritikë tjetër Jasharaj kishte rreth asaj që nxënësit nga klasa e 6-të deri në të 9-ën të përdorin tekste nga vitet e kaluara.

“Dhe e keqja tjetër e deklaratës së saj është se ajo ka thënë se tekste të reja do të ketë vetëm për nxënësit nga klasa e parë deri klasën e pestë. Ndërsa, nxënësit nga klasa 6-9 duhet të shërbehen me tekste të vitit të kaluar. D.m.th. që i kanë përdorur nxënësit e vitit të kaluar, jo është e padrejtë dhe ajo duhet të dijë, sepse vetë ka punuar në arsim, se këto tekste gjatë përdorimit që iu është bërë nga nxënësit ato të jenë të dëmtuara, të plotësuara, të nënvizuara fletoret e punës. Do të jetë një dhuratë e keqe për nxënësit, ngase tekstet e dëmtuara nuk do t’i nxitnin të punojnë”, ka thënë mes të tjerash kryesindikalisti.

Mosshpërndarja e teksteve shkollore në kohë do të bëjë që viti i ri shkollor të fillojë me probleme e mbase humbin edhe ditët e mësimit.

“Nuk është një proces i lehtë, sepse me ardhjen e teksteve me vonesë, vonesa krijon zbrazëtira, sepse shkollat nuk janë vetëm në qytete, por janë edhe në fshatra të largëta dhe shpërndarja e tyre kërkon kohë. Procesi mësimor në kuptimin e parë do të fillojë, nxënësit dhe mësuesit do të jenë në shkollë dhe në vend që të fillojë mbarë e mirë, sepse tekste ish dashtë të jenë të gatshme gjatë këtij pushimi, deri më një shtator dhe secili punëtor arsimor do të merrej me klasën e vet. Po të ishin tekstet në shkolla, dita e parë, eventualisht dita e dytë e mësimit do të shkonte duke u furnizuar nxënësit me tekste dhe do të fillon gjithçka siç e sheh planprogrami arsimor. Fati është se sivjet nuk ka kërkesa nga punëtorët e arsimit për ndonjë grevë eventuale dhe duhet të jetë lajm i mirë, besoj prindërit e kanë pritur mirë, por, si duhet nuk i është gëzuar zonja Nagavci, e cila mbase do të kishte dëshirë të bënim ndonjë grevë eventuale dhe të merreshin me neve dhe jo me te metat e tyre. Vonesa e tekste do të krijojë problem, ngase do të humbin ditë të mësimit”, ka theksuar Jasharaj.

“…si ministri natyrisht që kemi edhe përgjegjësinë e kujdesit ndaj buxhetit të shtetit përveç se për cilësinë e tekstit”, e kësaj deklarate të ministres Ngavaci, kreu i SBASHK-ut ka thënë se nëse Qeveria Kurti nuk ka buxhet për mjete bashkëkohore, nuk duhet kursyer për tekste, pasi janë mjeti ku bazohen nxënësi e mësimdhënësi, përveç shkumësit e shpuzës.

“Në deklaratën para mediave ka thënë se gjoja këtë po e bën për mbrojtjen e buxhetit. Por, nëse Qeveria Kurti nuk paska mjete të ndajë për arsim, për të siguruar mjete bashkëkohore për arsim të shekullit 21, së paku nuk duhet kursyer se nuk janë mjete kumedit sa, bile të kemi tekste shkollore, pasi janë mjetet e vetme ku bazohen nxënësit dhe punëtori arsimor, përveç shkumësit dhe shpuzës”, ka përfunduar Jasharaj.

Kujtojmë që edhe në vitin 2021, ku po ashtu me vendin qeveriste kryeministri Albin Kurti, pati vonesa në shpërndarjen e teksteve shkollore në disa shkolla të Kosovës, – atëbotë viti i ri shkollor 2021/2022 ka nisur më 27 shtator, për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19 në Kosovë. Po ashtu, ministria që udhëhiqej edhe atëkohë nga Nagavci kishte njoftuar shkollat se do të shpërndajnë tekstet shkollore komplet për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa e parë deri në klasën e pestë) dhe për nxënësit e klasës së tetë. Ndërsa, tekstet e tjera të klasës së gjashtë, së shtatë dhe së nëntë duhet të përdoren të vitit paraprak.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë