Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SBASHK-u reagon sërish, i jep “ultimatumin” Qeverisë

29/01/2022 - 13:55
në Kryesore, Lajme
A A
SBASHK-u reagon sërish, i jep “ultimatumin” Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASH), përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjini Pupovci, i cili ka thënë se aprovimi i Ligjit të pagave nuk do të thotë edhe ngritje e tyre.

Në reagimin e tyre thuhet se këtyre ditëve kur punëtorët arsimorë dhe nxënësit po sfidohen nga pandemia dhe po përballën me shtim të vazhdueshëm të numrit të të prekurve nga Covid ata kanë nevojë për mbështetje e fjalë entuziazmi nga MASHTI dhe nga prindërit e opinioni në tërësi me qëllim që ata të ndjejnë këtë mbështetje e të vazhdojnë në misionin e tyre për arsimimin e edukimin e brezave, përcjell Demokracia.com.

“Deklarata e Pupovcit se Ligji i ri i pagave nuk sjell lëvizje pozitive në paga urojmë të jetë vetëm deklarim i tij, në të kundërtën, nëse vërtetë grupi punues i Ministrit Sfeçla dhe Qeveria Kurti po përgatitin një ligj të tillë që nguros pagat ekzistuese pa bërë lëvizjet e duhura pozitive në to, atëherë këtë farë ligji le ta mbajnë për vet. SBASHK –u do të angazhohet që përmes përfaqësuesit të vet në takimet me grupin punues me dialog të arrij të prezantoj propozimet konkrete dhe që ato të përfillën e të jenë në versionin final të këtij ligji. Nëse kjo nuk përfillet, atëherë Ministre Nagavci, ky nuk është as shantazh e as kërcenim, por alarm e paralajmërim me kohë se SBASHK do ta respektojë zërin dhe vullnetin e anëtarësisë dhe se do të kemi veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

SBASHK- Nëse Ligji i pagave nguros pagat ekzistuese do të ketë grevë

Këtyre ditëve kur punëtorët arsimorë dhe nxënësit po sfidohen nga pandemia dhe po përballën me shtim të vazhdueshëm të numrit të të prekurve nga Covid ata kanë nevojë për mbështetje e fjalë entuziazmi nga MASHTI dhe nga prindërit e opinioni në tërësi me qëllim që ata të ndjejnë këtë mbështetje e të vazhdojnë në misionin e tyre për arsimimin e edukimin e brezave. Mirëpo në vend të kësaj zëvendësministri Dukagjin Pupovci po kujdeset të dërgoj mesazhe stresi e që krijojnë tensione dhe mobilizim për veprime sindikale. Një mesazh i tillë erdhi nga zëvendësministri Pupovci edhe së fundi kur ai u mor me Ligjin e pagave duke deklaruar se aprovimi i këtij Ligji nuk do të thotë edhe ngritje e pagave.
Ai,edhe më shumë se kjo, mundohet të krijojë frikë te të punësuarit në arsim duke deklaruar se na qenkan më shumë se 1000 punëtorë arsimorë që shteti po i mbanë nga mëshira në punë sepse gjoja ata qenkan të tepërt. Kjo deklarata e dytë lexohet si presion se po vazhduam ta ngritim zërin me kërkesat legjitime 1000 e më shumë punëtorë arsimorë do të hedhën në rrugë, por kjo hedhje në rrugë e njerëzve që me dekada punojnë në arsim nuk është punë që bëhet.

Deklarata e Pupovcit se Ligji i ri i pagave nuk sjell lëvizje pozitive në paga urojmë të jetë vetëm deklarim i tij, në të kundërtën, nëse vërtetë grupi punues i Ministrit Sfeçla dhe Qeveria Kurti po përgatitin një ligj të tillë që nguros pagat ekzistuese pa bërë lëvizjet e duhura pozitive në to, atëherë këtë farë ligji le ta mbajnë për vet. SBASHK –u do të angazhohet që përmes përfaqësuesit të vet në takimet me grupin punues me dialog të arrij të prezantoj propozimet konkrete dhe që ato të përfillën e të jenë në versionin final të këtij ligji. Nëse kjo nuk përfillet, atëherë Ministre Nagavci, ky nuk është as shantazh e as kërcenim, por alarm e paralajmërim me kohë se SBASHK do ta respektojë zërin dhe vullnetin e anëtarësisë dhe se do të kemi veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë