Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Scholz për dialogun: Mund të bëhet realitet ajo që deri tani nuk ishte e mundur

07/03/2023 - 22:29
në Kryesore, Lajme
A A
Scholz sot në Prishtinë, deputeti gjerman përmend muajin e liberalizimit të vizave

07.06.2022, Litauen, Vilnius: Bundeskanzler Olaf Scholz (SPD), spricht bei einer Pressekonferenz. Scholz besucht bei der Reise die mehr als 1000 in Litauen stationierten Bundeswehr-Soldaten. Es ist der erste Besuch des Bundeskanzlers in den östlichen Nato-Staaten seit Kriegsbeginn. Foto: Michael Kappeler/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, priti të martën në takim bilateral në Berlin kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky takim vjen në kohë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe raportet e tij me Bashkimin Evropian. Me patjetër ndër top temat e diskutimit të kryeministrave ishte propozimi evropian për ujdi bazë Kosovë-Serbi.

Scholz, që bashkë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, është nismëtar i dokumentit në fjalë, thotë se, bashkë me ShBA-në e BE-në, këtu kemi të bëjmë me një propozim të peshuar dhe se shpreson që procesi të përfundojë së shpejti me sukses.

“Mendoj se janë bërë përparime të mëdha, po të shikosh deklaratat publike të Vuçiqit dhe Kurtit, ky është një përparim. Mendoj se ky është një plan që mund të zbatohet dhe duhet të realizohet. Prandaj unë jam i gëzuar kur ne arrijmë rezultatet konstruktive dhe të mira. Ndjesia ime është se tani mund të bëhet realitet ajo që deri tani nuk ishte e mundur. Do të ishte e mirë për zhvillimin e rajonit dhe Kosovës dhe Serbinë”, tha Scholz, kur u pyet për propozimin evropian nga gazetarët.

Nga ana e tij, Rama theksoi se Shqipëria mbështet fort propozimin, i cili u pajtua si dokument i pandryshuar më 27 shkurt në takimin e Brukselit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Shqipëria, qeveria jonë, unë personalisht, e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë është një plan absolutisht shumë përmbajtjesor dhe njëkohësisht shumë realist, i cili sjell normalizimin e nevojshëm dhe të shumëpritur dhe të cilin të dyja palët duhet ta trajtojnë jo vetëm me seriozitetin maksimal, por edhe me të gjithë kurajën e domosdoshme”, shtoi kryeministri shqiptar.

Derisa Shqipërinë e quan partnere të besueshme të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare, Scholz dha zotime për angazhim që shtetet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në BE dhe kjo është detyrë, sipas tij, “Evropa duhet ta kryejë tani”.

Kryeministri dhe kancelari u morën vesh që Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

“Besojmë që në Tiranë të kemi mundësi të deklarojmë marrëveshjen përfundimtare për çeljen në Tiranë të Kolegjit të Brugit (Bruzhit) që do jetë në funksion të të gjithë rajonit”, tha Rama.Takimi i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt pikërisht në Berlin më 3 nëntor 2022, ku nga liderët e gjashtë shteteve të perëndimit të Ballkanit nënshkruan 3 marrëveshje bashkëpunimi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë