Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka uruar për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai ka shprehur urime për komunitetet myslimane në SHBA dhe në gjithë botën për fillimin e muajit të agjërimi.
“Kjo është kohë e ripërtrirjes, shërbimit dhe bujarisë në besimin mysliman. Është gjithashtu kohë kur komunitetet mblidhen së bashku për të festuar iftarin në frymë farefisnore dhe paqeje”, ka uruar Rubio.












