Nëntë persona janë shoqëruar në stacionin policor, sepse atyre u janë gjetur substanca narkotike, që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë
“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.











