
Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka pasur fjalë të mëdha për ministrin Armend Mehaj pas raportimeve se ai ka dhënë dorëheqje.
RTK ka raportuar me anë burimesh se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për t’u zëvendësuar nga koloneli Ejup Maqedonci.
Selimi ka deklaruar se ky është lajm i keq.
“Armend Mehaj është një ish-oficer i forcave speciale të Norvegjisë dhe ka shërbyer në Afganistan, Chad etj.” – thekson ai.
Selimi shprehet se z. Mehaj ishte prej pak profesionistëve në Qeverinë Kurti.
Postimi i plotë:











