
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se Kosova po vazhdon të jetë nën sanksione, të cilat janë vendosur nga Bashkimi Europian.
“Dita e 70 nën SANKSIONE”, ka shkruar Selmanaj në një postim në facebook.
Ai ka shkruar se Kurti “më në fund e ka pranuar që sanksionet po e dëmtojnë Kosovën financiarisht dhe politikisht”.
Por, Selmanaj shton se ajo që Kurti po e fsheh është “se pas 24 viteve Kosova PËR HERË TË PARË ndëshkohet me sanksione nga bota demokratike dhe aleatët tanë”.
“Mirëpo ajo çka Kurti po fshehë është se pas 24 viteve Kosova PËR HERË TË PARË, ndëshkohet me sanksione nga bota demokratike dhe aleatët tanë, edhe kjo ndodh për shkak të tij dhe gjatë qeverisjes së tij.”











