Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Selmanaj: Kërcënimet për atentate ndaj Kurtit, vijnë nga Serbia

23/09/2022 - 10:40
në Kryesore, Lajme
A A
Selmanaj – Kurtit: Keq me veteranët, keq me administratën publike, keq me mjekët, keq me sektorin privat, nuk e di me cilën kategori shoqërorë e ka qasjen e mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, në një intervistë ka folur lidhur me kërcënimet me atentate ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se të gjitha këto lajme e kanë origjinën në kuzhinat serbe, për të mbajtur popullin në tension.

Tutje, ish-zëvendëskryeministri tha se me këtë çështje duhet të merren organet e drejtësisë, në mënyrë që të zbardhin rastin.

Deputeti Selmanaj tha se nëse kjo është krejtësisht false, atëherë duhet parë kush qëndron mbrapa kësaj situate.

“Këto janë çështje shumë të panjohura. Në 20 vjetët e fundit në Kosovë jorrallëherë kemi dëgjuar lajme të tilla, atentate. Të gjitha këto e kanë origjinën diku në kuzhinat serbe për të tensionuar situata, skenën politike në Kosovë për të mbajtur në tension gjithë popullin e Kosovës. Këto duhet t’i marrim me injorim maksimal si qytetar, por si organe të drejtësisë të bëjnë punën e tyre për të zbardhur deri në fund gjithçka, sepse për interes të Kosovës janë dy çështje shumë me rëndësi.

Nëse ka organizim të tillë kush janë ata, dhe kush qëndron mbrapa saj. Dhe çështja tjetër që na intereson është edhe nëse kjo është krejtësisht ‘fake’, atëherë duhet parë kush është ai i cili po i lëshon këto mesazhe false. Unë mendoj që dikush qëndron mbrapa këtyre situatave me qëllim të tensionimit dhe rikthimit të temave sikur kemi problem me njëri-tjetrin”.

Kur foli për punën e Qeverisë, Selmanaj shtoi se nuk kanë problem me Albin Kurtin si person, por mënyrën si po qeveris me vendin.

Sipas tij, Qeveria nuk po ka interes t’i takojë sindikatat dhe është barrikaduar, ndërsa fëmijët kanë mbetur pa shkollim.

Mes të tjerash, deputeti i LDK-së Selmanaj tha se kryeministri nuk ka problem vetëm me sindikata, por me gjithë sektorët e tjerë, duke mos përjashtuar edhe mediat, raporton EO-ja.

“Ne nuk kemi problem me njëri-tjetrin. Ne kemi problem vetëm me logjikën qeverisëse. Nuk kem problem me Albin Kurtin si person. Ne kemi problem se si qeveris me vendin.

Kam përshtypjen që Qeveria s’po ka interes për zgjidhje. Problemet më të mëdha dhe më komplekse ndërkohë kjo qeveri nuk tregon as kujdesin minimal që t’i takojë mbi baza ditore e që do të duhej të takoheshin të bisedonin në mënyrë që kjo çështje të mbyllet shpejt. Por Qeveria është barrikaduar në një anë dhe sindikatat ne anën tjetër dhe fëmijët kane mbetur pa shkollim. Kjo qasje është krejtësisht e papranueshme dhe mendoj që problemi themelor është te Qeveria. Adresa e vetme që duhet të zgjidhë problemet në Kosovë dhe jo vetëm për grevat, por për çdo situatë Qeveria është adresa që duhet të gjejë zgjidhje”.

“Kam përshtypjen që ky kryeministër nuk i kupton si duhet përgjegjësitë kushtetuese që i ka. Problemi ekziston fëmijët nuk po shkojnë në shkollë, mësuesit po bëjnë grevë. Nuk është puna e një Rrahman Jasharajt se çfarë flet. Rrahman Jasharaj flet në emër të qindra mësuesve dhe nxënësve. Ai flet për anëtarësinë. Kështu punohet në sindikata. Ky kryeministër nuk ka telashe vetëm me mësimdhënës, por edhe me veteranë. Ka problem me sektorin publik, të shëndetësisë me median. Ky është i pazotë për t’u marrë me telashet e këtij vendi”, tha Selmanaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë