Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Selmanaj për VV-në: Dikur tentonin ta ndalnin Qeverinë, sot po e ndalin Kosovën

08/08/2026 - 19:13
në Lajme
A A
LDK e AAK thirrje Qeverisë: Çështjet e brendshme të Kosovës s’duhet të diskutohen në dialogun me Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar se po e mban Kosovën peng dhe po bllokon funksionimin e institucioneve.

Selmanaj ka shkruar në Facebook, se gjatë kohës kur ishte zëvendëskryeministër, Vetëvendosja kishte bërë, sipas tij, gjithçka për ta sabotuar punën e Qeverisë.

“Dikur tentonin ta ndalnin Qeverinë. Sot po e ndalin Kosovën.Sa isha zëvendëskryeministër i Kosovës, kjo parti bënte gjithçka për ta sabotuar punën e Qeverisë. Shpifte, shpikte kauza dhe prodhonte kriza artificiale, vetëm që të ndalte zhvillimin e vendit. Sot, ironia është edhe më e madhe: i kanë votat, e kanë numrin e mjaftueshëm për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe për ta formuar Qeverinë ”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka akuzuar Vetëvendosjen se në të kaluarën kishte shpifur, shpikur kauza dhe prodhuar kriza artificiale, ndërsa sot, sipas tij, pavarësisht se i ka votat dhe numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, po e bllokon procesin.

“Në vend të përgjegjësisë – shantazh. Në vend të transparencës – manipulim. Në vend të qeverisjes demokratike – kapje totale e shteti. Në vend të institucioneve funksionale – bllokadë. Dikur na akuzonin se po e pengonim Kosovën. Sot, kur e kanë mandatin dhe numrat për ta qeverisur vendin, janë pikërisht ata që tash e dy vite po e mbajnë vendin peng. Dy vite bllokadë nuk janë qeverisje. Janë dështim”.

“Kosova nuk ka nevojë për kriza të prodhuara politikisht, për arrogancë dhe për lojëra me institucionet. Kosova ka nevojë për përgjegjësi, punë dhe respekt për vullnetin e qytetarëve. Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur mundësinë ta dëshmojë veten në qeverisje. Por ajo që ka treguar është se është kthyer në pengesë serioze për funksionimin e shtetit dhe të demokracisë. Kosova meriton më shumë. Shumë më shumë”, shkroi Selmanaj.

JU REKOMANDOJMË

Bushati për deklaratat e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës

Bushati për deklaratat e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës
08/08/2026 - 20:02

Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelennskyy në Serbi, të cilën vizitë, ka thënë ai, duhet kuptuar në kontekstin...

Më shumëDetails

“Rrobat lahen, po turpi?” – Kyeziu-Hyseni reagon ndaj Kadrijajt

“Rrobat lahen, po turpi?” – Kyeziu-Hyseni reagon ndaj Kadrijajt
08/08/2026 - 19:45

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshe Kyeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj Time Kadrijajt, e cila sot e gjuajti me ve kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Hyseni ka shkruar se pantallonat...

Më shumëDetails

Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci

Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci
08/08/2026 - 19:41

Eksperti i sigurisë, Lutfi Bilalli, ka komentuar deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Serbi, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet...

Më shumëDetails

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës
08/08/2026 - 19:32

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Policia e Kosovës e ka konfirmuar...

Më shumëDetails

Hoxhaj: VV-ja s’ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës

Hoxhaj: Kurti sikur e ka pranuar fshehtë ashtu edhe po e mban fshehtë Asociacionin nga të gjithë
08/08/2026 - 19:09

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të shtunën, pas refuzimit të kryetarit të LVV-së....

Më shumëDetails

Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë

Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
08/08/2026 - 18:33

Mbi 76 mijë e 700 shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë përmes pikës kufitare të Morinit vetëm në 12 orët e fundit. Shifra shënon ditën me fluksin më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë