Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbët të ndarë: Mijëra serbë me Rakiqin e Simiqin protestojnë në Shtërpcë, dhjetëra tjerë kundër tyre në Mitrovicë të Veriut

08/01/2023 - 13:41
në Kryesore, Lajme
A A
Serbët të ndarë: Mijëra serbë me Rakiqin e Simiqin protestojnë në Shtërpcë, dhjetëra tjerë kundër tyre në Mitrovicë të Veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mijëra njerëz duket se janë mbledhur sot në Shtërpcë për të shprehur protestën e tyre ndaj plagosjes së Stefanit 11 vjeçar dhe Milloshit 21 vjeçar nga një ushtar i FSK-së në rrethana ende të pasqaruara. Çka po thonë ata?

Kjo protestë është organizuar nga kryesorët e Listës Serbe, përfshirë Dalibor Jevtiqin.

Kosovo-Online thotë që në Shtërpcë kanë mbërritur edhe serbë nga pjesë tjera të Republikës së Kosovës.

Qytetarët e mbledhur mbajnë pankarta me mbishkrimet “Kurti, fëmijët nuk jua falim!”, “Stefan, zemra e Serbisë – Hero”, “Gjuajtja ndaj Stefanit e Milloshit është plumb në zemër të Serbisë!”, “Evropë, çfarë faji të kanë fëmijët tanë?!” – thanë ata.

Në këtë protestë shihen edhe liderët e Listës Serbe si Goran Rakiq, kryetari i partisë por edhe Sllavko Simiqi.

Goran Rakiq tha mes tjerash se “serbët janë bashkuar prej plagëve të dy të rinjve, Stefanit dhe Milloshit”. Por, ai pati akuza e fjalë të papranueshme edhe ndaj ish shefit të tij, kryeministrit Albin Kurti.

“Terrori i regjimit diktatorial të Albin Kurtit vazhdon,” – tha ai mes tjerash në fjalimin e tij.

Në afërsi janë parë disa patrulla të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it.

Ndërkohë, kundër Listës Serbe një protestë është thirrur në të njëjtën kohë në Mitrovicë të Veriut. Këta protestues tjerë të prirë nga Nebojsha Joviq e kanë akuzuar presidentin serb Vuçiq për “tradhti të lartë” dhe kanë akuzuar politikanët e Listës Serbe – mes tjerash – edhe për “shantazh, kërcënime e torturë”.

Në anën tjetër, seanca gjyqësore ndaj Azem Kurtajt është mbajtur pak më herët dhe vendimi i Gjykatës pritet të jepet pas pak.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Kurtajn, ndërkohë që avokati i tij ka thënë që ai kishte shtënë aksidentalisht në drejtim të dy të rinjve serbë. Sipas avokatit Naim Fetahu, Kurtaj as që e kishte ditur se mund të kishte lënduar dikë nga ngjarja e ndodhur në Shtërpcë.

E gjithë kjo ka ndodhur më 6 janar dhe Serbia menjëherë ka provuar që ta politizojë duke thënë se rasti kishte qenë i motivuar etnikisht.

Këtë rast e kishin dënuar ashpër edhe krerët institucionalë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë