Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Halili, është arrestuar të martën në qytetin serb të Svilajnacit.
Kështu ka raportuar media serbe “Novosti”.
Sipas këtij mediumi, Halilit iu caktua masa e ndalimit prej 48 orëve nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës.
“Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës”, thuhet në raportimin e mediave serbe.