Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Gjykata vendos arrest shtëpiak ndaj të pandehurve Xheladin Pozhegu dhe Albert Margegaj

22/07/2025 - 21:55
në Lajme
A A
Prokuroria jep detaje se për çka i do në burg biznesmenët Pozhegu e Margegaj, “Dërrasa u thye, punëtorët ranë nga 9 metra lartësi, nuk kishin helmeta e as litar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve Xh. P. dhe A. M., shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Bëhet fjalë për biznesmenin Xheladin Pozhegu dhe punëkryesin Albert Margegaj.

Sipas kërkesës, “më 21 korrik 2025, në një vendpunishte në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse dhe moszbatimit të rregullave për siguri në punë, kanë humbur jetën dy punëtorë, H. J. dhe D. B., pasi ranë nga kati i tretë i objektit në ndërtim. Për këtë ngjarje, të dyshuar janë Xh. P., si person përgjegjës i “NTSH Sh….” Sh.P.K, dhe A. M., si person përgjegjës i “M. G.” Sh.P.K, të cilët në cilësinë e investitorit dhe punëkryesit nuk kanë siguruar pajisjet mbrojtëse dhe nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së punëtorëve”, thuhet në njoftim.

“Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 par.7 lidhur me par.3 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi.

“Në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e dy personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale. Të pandehurit do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 20 gusht 2025”, njofton gjykata.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Lufta për kontrollin e drogës në Sicili- Kush janë shqiptarët që u përplasën me mafien lokale në Vittoria

Lufta për kontrollin e drogës në Sicili- Kush janë shqiptarët që u përplasën me mafien lokale në Vittoria
21/09/2026 - 00:16

Në Vittoria, në provincën e Raguzës, vera e vitit 2026 nuk ka sjellë vetëm vapën e zakonshme siciliane. Mes korrikut dhe gushtit, qyteti është kthyer në skenën e...

Më shumëDetails

Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së
20/09/2026 - 22:46

Edhe në natën e pestë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë mbledhur qindra qytetarë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Organizatori...

Më shumëDetails

Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë

Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë
20/09/2026 - 22:44

Vlora Jashari, vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë. Ajo tha se historia e Kosovës është shumë më e...

Më shumëDetails

Deputetë të VV’së kërkuan dorëheqjen e atyre që votuan Specialen, Sadiku: Të dorëhiqen ata që ishin kundër Rambujesë e formimit të shtetit

Deputetë të VV’së kërkuan dorëheqjen e atyre që votuan Specialen, Sadiku: Të dorëhiqen ata që ishin kundër Rambujesë e formimit të shtetit
20/09/2026 - 22:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas zërave të disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkuan dorëheqjen nga politika të atyre që...

Më shumëDetails

Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”

Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”
20/09/2026 - 20:30

Këngëtari i njohur, Ledri Vula dhe veterani Bekim Shyti, do t’i drejtohen sonte masës në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë....

Më shumëDetails

Nga Kosova në diasporë, nuk ndalen protestat në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Nga Kosova në diasporë, nuk ndalen protestat në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së
20/09/2026 - 20:14

Sonte në Prishtinë nga ora 21:00 mbahet protesta e pestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përpara ndërtesës së Qeverisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët u dënuan nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

    “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të vrarë gjatë luftës, reagon Lutfi Haziri

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Elijona ‘trazon’ rrjetin me paraqitjen e fundit, po duket kaq ‘hot’

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë