Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia cakton një muaj paraburgim për Lulzim Halilin që pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25/07/2025 - 16:29
në Lajme
A A
Serbia cakton një muaj paraburgim për Lulzim Halilin që pretendon se ishte pjesë e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili, i cili u arrestua në Serbi më 22 korrik.

Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet për krime lufte.

Serbia pretendon se ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së.

“Më 24 korrik 2025, Prokuroria për Krime Lufte në Beograd ka nxjerrë urdhër për fillimin e hetimeve ndaj L.H., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës”, tha Prokuroria për Krime Lufte në Beograd.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha më 23 korrik se ka informuar delegacionin e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it në Serbi lidhur me këtë rast.

MPJD tha se nuk është informuar zyrtarisht nga Serbia për arrestimin e Halilit.

“Sapo të konfirmohet nëse z. Halili do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes”, tha MPJD më 23 korrik, njofton REL.

Nga OVL e UÇK-së kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se emri i Lulzim Halilit nuk është gjetur në arkivat e veteranëve të luftës e as në listat e disa brigadave të UÇK-së.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Halili dyshohet për krime lufte kundër njerëzimit. Ai pretendohet se ka qenë i UÇK-së dhe ka vepruar në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës, si dhe pretendohet se ka marrë pjesë në një sulm ndaj një posti ushtarak jugosllav në Koshare.

“Në fakt, as nuk ka status të veteranit luftëtar, as status të veteranit pjesëtar, as nuk ka status të veteranit pjesëmarrës”, tha për Radion Evropa e Lirë nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla.

Syla tha se emri i Halilit nuk është gjetur as në arkivat e brigadës 138 Agim Ramadani, që ka operuar në Koshare.

Syla ka ngritur dyshime se arrestimi i tij mund të ketë ndodhur në shenjë “hakmarrje për për atë që ndodhi me përfaqësuesin e Zyrës së Kosovës në Serbi, siç i thonë ata, i cili u arrestua pas deklarimeve të tij në Rahovec”.

Ai iu referua arrestimit të Igor Popoviqit, ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

Popoviq u arrestua më 18 korrik në Kosovë dhe dyshohet se ka kryer veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë një fjalimi në Rahovec e kishte cilësuar UÇK-në si “organizatë terroriste”.

Serbia ka kërkuar lirimin e tij dhe ka paralajmëruar për “pasoja të paparashikueshme”, ndërkaq kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes Serbisë, pasi ka thënë se ka indikacione për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

JU REKOMANDOJMË

Maliqi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet
Lajme

Maliqi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet

26/07/2025 - 09:35
OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media
Lajme

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

26/07/2025 - 09:23
Detaje të reja të kthesës totale të Trumpit kundër Putinit – telefonata që ndryshoi gjithçka
Lajme

Detaje të reja të kthesës totale të Trumpit kundër Putinit – telefonata që ndryshoi gjithçka

26/07/2025 - 09:22
Temperaturat e larta, IKSHPK del me një listë udhëzimesh për qytetarët
Lajme

Temperaturat e larta, IKSHPK del me një listë udhëzimesh për qytetarët

26/07/2025 - 09:11
Deputetët sot e provojnë për herë të fundit të konstituojnë Kuvendin, nëse s’ndodh “Kosova po hyn në territor të panjohur”
Lajme

Deputetët sot e provojnë për herë të fundit të konstituojnë Kuvendin, nëse s’ndodh “Kosova po hyn në territor të panjohur”

26/07/2025 - 08:57
OKB: Gati një e treta e njerëzve në Gaza nuk hanë për ditë të tëra
Lajme

OKB: Gati një e treta e njerëzve në Gaza nuk hanë për ditë të tëra

26/07/2025 - 08:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    318 Shpërndaje
    Shpërndaje 127 Tweet 80
  • Iu martua djali, Shqiptar Shaljani thotë se lajmin e mori nga të tjerët

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • E rëndë: Aksident me fatalitet në Milloshevë, vetura g0det këmbësorin që po kalon rrugën

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, masi të kryhet seanca flasim

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Haliti: Eshtë përgatitur që të ‘gatuhet’ diçka, do të ketë surpriza befasuese nesër në Kuvend!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë