Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia heq dorë nga planet për ndërtimin e një miniere

20/01/2022 - 22:30
në Lajme
A A
Bërnabiq: Kurti do të ishte i lumtur nëse nesër në referendum fiton opsioni “jo”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Serbisë ka hequr dorë nga planet e saj për të ndërtuar një minierë masive të litiumit pas disa javësh protestash qytetare për shkak të ndikimin mjedisor të këtij projekti që llogaritej të arrinte vlerën prej 2 miliardë dollarësh.

Gjigandi anglo-australian i minierave “Rio Tinto” ishte duke zhvilluar këtë minierë në Serbinë perëndimore në një përpjekje për të tërhequr investime të huaja dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Miniera e litiumit, e cila parashikohej të ishte një nga më të mëdhatë në botë, u pa si një mënyrë për të kapitalizuar kërkesën globale në rritje për elementin që përdoret gjerësisht në bateritë që shfrytëzohen për pajisje elektronike dhe automjete elektrike.

“Serbia i ka përmbushur të gjitha kërkesat nga protestat mjedisore dhe i ka dhënë fund “Rio Tintos” në Republikën e Serbisë,” tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq gjatë një paraqitje televizive më 20 janar.

Projekti i diskutueshëm çoi në një seri protestash javëve të fundit, duke përfshirë bllokimin e një autostrade kryesore Beograd, më 15 janar. Grupet mjedisore kishin argumentuar se miniera do të ishte shkatërruese për tokën bujqësore dhe furnizimet me ujë.

Pas protestave, një autoritet komunal në fillim të këtij muaji anuloi planet për të ndarë një tokë për minierën pranë Loznicës, në luginën perëndimore të Jadarit. Qeveria serbe tërhoqi gjithashtu dy ligje që aktivistët kishin thënë se ishin krijuar për të përshpejtuar projektet e minierave.

Në komentet e saj televizive, Brnabiç tha se të gjitha “lejet dhe vendimet” në lidhje me projektin e kompanisë globale të minierave “Rio Tinto” ishin anuluar. Protestuesit kishin kërkuar që jo vetëm “Rio Tinto”, por çdo kompani minerare, të ndalohej nga nxjerrja e litiumit në vend.

“Rio Tinto” kishte kryer punë paraprake inxhinierike për minierën dhe kishte ngritur një njësi serbe, “Rio Sava Exploration”, por këtë muaj e shtyu afatin kohor të projektit për shkak të vështirësive në marrjen e licencave të nevojshme për të përfunduar një vlerësim kyç mjedisor.

“Ne i kuptojmë plotësisht shqetësimet midis disa aktorëve në Serbi në lidhje me ndikimet mjedisore dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për të demonstruar se projekti ka zhvilluar zgjidhje reduktuese në planin e projektit,” tha kompania më 20 janar.

Polemikat kishin shtyre kompaninë “Rio Tinto” të shtynte datën e synuar për fillimin e prodhimit të litiumit nga viti 2026 në vitin 2027.

Autoritetet serbe kanë njoftuar se investimet totale të kompanisë në këtë projekt arritën në më shumë se 209 milionë dollarë që nga viti 2004, shkruan REL.

Vendimi për të anuluar projektin vjen përpara zgjedhjeve që do të zhvillohen në Serbi me 3 prill, me presidentin Aleksander Vuçiç që u kritikua për përkrahje të zhvillimit të projektit përpara shqetësimeve mjedisore.

Çështjet mjedisore janë bërë një shqetësim publik për serbët mes ndotjes së lartë të ajrit, menaxhimit të dobët të mbeturinave dhe problemeve të tjera mjedisore që janë grumbulluar pas dekadash neglizhence.

JU REKOMANDOJMË

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi
04/11/2026 - 22:56

Hulumtuesja Saranda Ramaj ka kritikuar mënyrën se si Policia e Kosovës e ka trajtuar rastin e Arlinda Zekajt, duke thënë se përgjegjësia për atë që ka ndodhur nuk...

Më shumëDetails

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
04/11/2026 - 22:23

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit në udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren. Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin...

Më shumëDetails

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
04/11/2026 - 22:01

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka pranuar se do të kandidojë për kryetar të partisë. I ftuar në “Politiko”, Gashi ka thënë se beson se...

Më shumëDetails

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
04/11/2026 - 21:47

Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, ka deklaruar se tashmë nuk është koha për dorëheqje morale, por për shkarkime të zyrtarëve...

Më shumëDetails

Kadaj-Bujupi: Amerika e ka rrotullu brenda natës, shumë republikanë kanë votu për demokratët që janë njerëz të mirë e normalë

Kadaj-Bujupi: Amerika e ka rrotullu brenda natës, shumë republikanë kanë votu për demokratët që janë njerëz të mirë e normalë
04/11/2026 - 21:37

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, duke folur për rezultatin e dobët të Republikanëve në zgjedhjet e mesamandatit në Amerikë, tha se “kjo votë ka qenë...

Më shumëDetails

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Aksion i madh i Policisë dhe IPK-së për dallavere me prona – bastisen shtëpi, banesa e objekte të zyrtarëve të dyshuar
04/11/2026 - 21:13

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë