Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, ata shpresojnë në Qeverinë e Kosovës

19/02/2024 - 10:05
në Ekonomi, Lajme
A A
Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, ata shpresojnë në Qeverinë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 130 mijë euro ishte buxheti i kaluar. Por, Qeveria e Serbisë për vitin 2024, Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, ia ndau buxhetin me të vogël.

E një vendim të tillë, kryetari i këtij këshillit, Nevzad Lutfiu, thotë se nuk e kishin pritur.

Në vitin 2022, shqiptarët dolën në regjistrim me një numër jashtëzakonisht të madh dhe ashtu sic është e rregulluar edhe me ligj dhe ashtu siç na është konfirmuar edhe nga përfaqësues të Qeverisë, që Këshilli Kombëtar Shqiptar për këtë vit do të ketë buxhet dukshëm më të rritur sesa vitet paraprake, por këtë muaj ne u befasuam me vendimin e Qeverisë, në fakt të Ministrisë për të Drejtat e Minoriteteve, ku në vend se të rritet buxheti, ai është ulur, thotë ai.

Lutfiu thotë se për këtë çështje, janë befasuar edhe pala ndërkombëtare.

Ndërsa, tregon arsyetimin që ua dha qeveria serbe.

“Një nga kriteret kryesore të përcaktimit të buxhetit, është edhe numri i popullsisë. Në vitin 2011, shqiptarët në Serbi e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë dhe që nga ai moment deri në vitin 2022, është marrë një numër shumë simbolik i shqiptarëve, ku është përcaktuar buxheti i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në arsyetimin që na është dhënë neve, na kanë thënë që jo vetëm pakicës shqiptarë, por edhe pakicave të tjera i është ulur buxheti, por ky arsyetim normalisht që nuk i fort”, shprehet Lutfiu.

Lutfiu shtoi se ulja e buxhetit do ta vështirësojë funksionimin e Këshillit.

Për këtë, tha se sytë i kanë nga Qeveria e Kosovës.

E këta të fundit, përmes një përgjigje me shkrim, thonë se nuk do t’ua kthejnë shpinën shqiptarëve të Luginës.

“Pasur parasysh qasjen e vazhdueshme diskriminuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundmi jemi të shqetësuar dhe me zvogëlimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ajo rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës, jo vetëm në mbështetje financiarisht, por edhe për t’i dhënë zë problematikave dhe sfidave me të cilat përballen nga institucionet serbe”, thotë Klisman Kadriu, këshilltar politik i zv/kryeministrit, Besnik Bislimi

Ne fund, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se buxheti i ndarë për këtë vit për shqiptarët në Luginë, është 3 milionë euro, dhe ka njohur rritje për nga 1 milionë, çdo vit, që nga 2021. /Teve1

JU REKOMANDOJMË

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Lajme

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

30/06/2025 - 23:13
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Kryesore

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

30/06/2025 - 22:38
Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë
Kryesore

Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

30/06/2025 - 22:16
Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur
Kryesore

Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

30/06/2025 - 21:54
“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”
Kryesore

“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

30/06/2025 - 21:39
Valon Syla, me ironi: Po i thonë opozitës çohu se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më
Kryesore

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025 - 20:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë