Pas humbjes turpëruese me rezultat 9:1, Kombëtarja e Anglisë për grupmoshat U-21 ka arritur ta mposht përsëri Serbinë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “TSC Arena”, Anglia e ka mposhtur Serbinë si mysafire me rezultat bindës 3:0.
Dy gola nga James McAtee (minuta e 5’ dhe 19’) dhe një gol nga Harvey Elliott i siguruan fitoren sot “Tre Luanëve” të rinj.
Me pikët e reja, Anglia ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë në Grupin F, krahas Serbisë që renditet e treta me gjashtë pikë.