Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Lot dhe heshtje”- Portugalia i jep lamtumirën Diogo Jotës

05/07/2025 - 10:43
në Lajme, Sport
A A
“Lot dhe heshtje”- Portugalia i jep lamtumirën Diogo Jotës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një heshtje therëse ka mbuluar qytetin Gondomar në Portugali, ku mijëra njerëz janë mblodhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota.28-vjeçari humbi jetën nëë nëj aksident tragjik, vetëm 11 ditë pas martesës, duke lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij të vegjël.
Ylli portugez, fitues i Premier League me Liverpool-in dhe Nations League me Portugalinë, u nda nga jeta në një aksident automobilistik gjatë kthimit drejt Anglisë, ku po përgatitej për fazën stërvitore verore.Jota ishte këshilluar të shmangte udhëtimet me avion për shkak të një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, por rruga e tij fatkeqësisht nuk përfundoi kurrë.

“Një tragjedi që shkon përtej futbollit,” e quajti klubi Liverpool vdekjen e tij, ndërsa mijëra tifozë u mblodhën pranë stadiumit Anfield për të vendosur lule, shalla dhe për të kënduar në kor këngët kushtuar atij.Jordan Henderson nuk i mbajti dot lotët kur vendosi një kurorë me një mesazh prekës: “Prehu në paqe, miku im, bashkë me vëllain tënd André. Do na mungosh të gjithëve.”

Mohamed Salah e përshkroi humbjen si tronditëse: “Jam pa fjalë. Deri dje nuk besoja se ekzistonte diçka që do më trembte të kthehesha në Liverpool.”Në shenjë homazhi, portreti i Jotës u shfaq në fund të këngës “Live Forever” gjatë koncertit të ribashkimit të grupit Oasis në Cardiff, duke ngritur në këmbë një stadium të tërë. Edhe rivali lokal Everton vendosi kurora pranë Anfield, ndërsa ish-klubi i Jotës, Ëolves, mbuloi stadiumin Molineux me homazhe.
Varrimi i Jotës do të mbahet këtë të shtunë në orën 10:00, në Igreja Matriz de Gondomar, ku pritet të jenë të pranishëm personalitete nga bota e futbollit dhe fansa nga e gjithë bota./Euronews Albania/

JU REKOMANDOJMË

“Për çfarë na duhen resortet luksoze?”, Rama: Të rinjtë mund të pyesin ChatGPT çfarë sjellin në ekonomi

“Për çfarë na duhen resortet luksoze?”, Rama: Të rinjtë mund të pyesin ChatGPT çfarë sjellin në ekonomi
03/06/2026 - 13:30

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë shpjegoi se pse duhen resortet luksoze. “Duhet të përballem edhe me njerëz që thonë “për çfarë na duhen neve...

Më shumëDetails

Kurti priti në takim Antonio Costan

Kurti priti në takim Antonio Costan
03/06/2026 - 13:26

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.Costa po viziton Kosovën si pjesë e turneut të tij rajonal përpara...

Më shumëDetails

“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës protestojnë në Prishtinë për të drejtat gjuhësore në RMV

“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës protestojnë në Prishtinë për të drejtat gjuhësore në RMV
03/06/2026 - 13:05

Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një protestë paqësore në Prishtinë në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në...

Më shumëDetails

PZAP gjobit Vetëvendosjen për keqpërdorimin e të miturës në tubim

PZAP gjobit Vetëvendosjen për keqpërdorimin e të miturës në tubim
03/06/2026 - 12:51

Me 5 mijë e 100 euro është gjobitur Lëvizja Vetëvendosje për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore.Kundër LVV-së, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ishin...

Më shumëDetails

Lushtaku i reagon Sveçlës: Xhelal xhandari, dezertor i luftës, keqpërdore njësitë speciale për shtetrrethimin e Skenderajt natën e 14 majit

Lushtaku i reagon Sveçlës: Xhelal xhandari, dezertor i luftës, keqpërdore njësitë speciale për shtetrrethimin e Skenderajt natën e 14 majit
03/06/2026 - 12:39

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka hedhur akuza ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili sipas Lushtakut e ka keqpërdorur policinë e Kosovës...

Më shumëDetails

Ministrja Pacolli vendos tabelë me emrin “Zoran Gjingjiq” në rrugët e Mitrovicës

Ministrja Pacolli vendos tabelë me emrin “Zoran Gjingjiq” në rrugët e Mitrovicës
03/06/2026 - 12:09

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, te rreth rrotullimi në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur tabela me emrat „Zoran Gjingjiq“ dhe „Isa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    255 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë