Problemet me ujin e pijes sërish janë shfaqur në Komunën e Mitrovicës.
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se pas një problemi të gypit kryesor është ndërprerë uji.
Njoftimi i plotë:
Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor furnizues në fshatin Frashër, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për:
Frashër,
Kçiqi,
Bajri,
Pirçi
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vend të ngjarjes dhe kanë filluar punimet në sanimin e defektit. Shpresojmë që gjatë ditës së sotme të sanohet defekti dhe të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!












