Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serwer: Arsyeja pse Kurtit nuk i është lejuar një vizitë zyrtare në Washington lidhet me mungesën e progresit në dialog

29/04/2022 - 19:36
në Kryesore, Lajme
A A
Serwer: Arsyeja pse Kurtit nuk i është lejuar një vizitë zyrtare në Washington lidhet me mungesën e progresit në dialog
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj përshkrimit që senatori Chris Murphy, ka bërë për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor dhe takimet në Beograd e Prishtinë që kanë pasur me liderët.

Serwer e ka kritikuar Murphy’n për afërsinë e tij me Vuçiqin, siç e ka përshkruar vet senatori dhe raportin e tij me kryeministrin, Albin Kurti.

Sipas profesorit amerikan, arsyeja pse kryeministrit Kurti nuk i është lejuar një vizitë zyrtare në Washington ka të bëjë me mungesën e progresit në dialog, për të cilin Shtëpia e Bardhë e fajëson Kurtin.

“Rrënja e kësaj shoqërie është e qartë në rrëfimin e senatorit: Vuçiç shpesh darkon me Murphyn kur Presidenti është në Uashington. Do të ishte e vështirë për Murphyn të kishte të njëjtat marrëdhënie me kryeministrin e Kosovës Kurti, i cili është ekuivalenti funksional i Vuçiqit në Kosovë. Kurtit nuk i është lejuar një vizitë zyrtare në Washington që nga marrja e detyrës. Kjo sepse Washingtoni e fajëson atë për mungesën e progresit në dialogun me Beogradin. Senatori duket se pajtohet me këtë karakterizim.Unë nuk pajtohem. E vetmja pengesë për arritjen e asaj që Senatori e identifikon si objektivin kryesor të dialogut – njohjen reciproke nga dy shtetet sovrane dhe të pavarura – është refuzimi i Serbisë për të shqyrtuar propozimin. Dialogu do të ishte thjesht një bisedë normale mes fqinjëve, përveç kësaj”, thotë Serwer.

Tutje, Serwer thotë se ambiciet irredentiste në Ballkan janë njësoj të rrezikshme sikur në provincat lindore të Ukrainës.

“Serbia ka ofruar vetëm një alternativë ndaj njohjes reciproke: kontrollin de jure nga Beogradi (ose përmes një shkëmbimi tokash ose përmes një Asociacioni të Komunave Serbe me fuqi ekzekutive) mbi popullsinë me shumicë serbe në veri të lumit Ibër në Kosovë. Kjo ambicie irredentiste është po aq e rrezikshme në Ballkan sa edhe ambicia e krahasueshme e Rusisë për të kontrolluar provincat Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës. Dhe irredentizmi i Serbisë është më pak i bazuar. Popullsia e komunës më të madhe dhe më të rëndësishme në veri të Ibrit para luftës nuk ishte shumicë serbe. Shumica e serbëve në Kosovë ende jetojnë në jug të Ibrit”, thotë ai.

Profesori amerikan po ashtu kritikon senatorin Murphy se gjatë vizitës në Beograd s’e ka ngritur si çështje ambiciet territoriale të Vuçiqit ndaj Kosovës apo përkrahjes që ia jep Dodikut.

“Nuk ka asnjë shenjë në rrëfimin e senatorit për vizitën e tij në Beograd se ai e këshilloi Vuçiqin për ambiciet e tij territoriale në Kosovë ose mbështetjen e tij për ndarjen e Bosnjes nga Milorad Dodik Shpresoj që kur të mbledhë grupin e tij të punës në Kongres, Senatori do të sigurojë që këto çështje të jenë prioriteti kryesor në diskutim. Ata gjithashtu duhet të jenë në meny kur ai të darkojë me presidentin Vuçiq. Senatori duhet të hyjë më thellë”, ka shkruar Serwer.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë