Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serwer: Suspendimi i dialogut strategjik shprehje e pakënaqësisë së SHBA-së me Kurtin, Kosova t’i riparojë raportet me aleatët pas zgjedhjeve

10/12/2025 - 11:09
në Lajme
A A
Serwer s’pajtohet me vlerësimet e shërbimeve amerikane: Në veri të Kosovës ka një agresor, ta kemi të qartë kush është
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas bllokadës disa mujore për shkak të pozitës së kryetarit të Kuvendit dhe pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar një qeveri të re, Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor. Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në rajon, Daniel Serwer, në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se pret që këto zgjedhje të shkojnë mirë, të jenë të lira dhe fer.

I pyetur nëse Kosova mund të përballojë edhe një bllokadë tjetër të njëjtë pas këtyre zgjedhjeve, profesori amerikan thotë se shpreson që votuesi kosovar të tregohet mjaftueshëm i qartë për të shmangur një gjë të tillë.

Serwer vlerëson se përgjatë kësaj kohe është dëmtuar pozicioni i Kosovës.

“Po, por jo në mënyrë të pakthyeshme. Dhe ka anuluar një Dialog që ishte i destinuar të dështonte”, ka thënë ai.

Serwer mendon se i përket votuesve kosovar që të përcaktojnë fajtorin për bllokadën e ndodhur.

Sa i përket akuzave të ish-opozitës ndaj presidentes Vjosa Osmani se ka bërë lojën e Kurtit në gjithë ngjarjet e ndodhura që nga zgjedhjet e shkurtit, Serwer thotë se në sisteme parlamentare as presidentja s’mund t’i ik përgjegjësisë.

“Nuk mendoj se kjo është e drejtë, por sigurisht që çdo dështim për të formuar një qeveri në një sistem parlamentar i ngarkohet pjesërisht kujtdo që është President”, shprehet ai.

Tutje ne këtë intervistë duke folur për raportin e Kosovës me SHBA-në dhe suspendimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, Serwer potencon se një gjë e tillë me një qeveri në detyrë që drejtohet nga Albin Kurti ka qenë e pashmangshme.

Sipas profesorit amerikan, mënyra se si u mor vendimi ishte mesazh i Uashingtonit se janë të pakënaqur me Kurtin

“Shpallja e saj në mënyrën siç e bëri Uashingtoni kishte për qëllim të shprehte pakënaqësi ndaj Kryeministrit”, ka potencuar ai.

Përveç ekonomisë, arsimit dhe forcimit të ushtrisë, Serwer thotë se Kosova duhet t’i riparojë raportet me SHBA-në dhe BE-në, duke synuar gjithashtu edhe anëtarësimin në NATO.

“Kosova duhet gjithashtu të kërkojë të riparojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe Evropën, duke synuar anëtarësimin në NATO sapo Trump të largohet dhe Amerika të ketë një president të gatshëm të zgjerojë NATO-n”, potencon Serwer.

Për vazhdimësinë e dialogut Kosovë-Serbi, Serwer shprehet se nuk mund të ketë përparim në nivelin politik derisa në pushtet është Aleksander Vucic.

“Ai nuk është i interesuar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thekson Serwer për Express.

Sipas profesorit amerikan, SHBA do të vazhdojë të bëjë presion për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndonëse sipas Serwer është gabim. Kosova, thotë Serwer, nuk do të jetë e gatshme të krijojë Asociacionit pa garancitë të cilat Beogradi s’do të jetë në gjendje t’i ofrojë.

“Krijimi i saj si OJQ, në bashkëpunim me Asociacionin ekzistues, do të më pëlqente”, shprehet ai.

Në fund, Serwer thotë se themelimi i Asociacionit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të mund të ishte një veprim që do të mund të rivendoste pozicionin e Kosovës në raport me aleatët dhe Serbinë, megjithatë sipas tij, Asociacioni do të duhej të krijohej në finale të procesit të dialogut.

“Mendoj se po. Por nuk jam i sigurt nëse as VV-ja dhe as opozita do të donin ta bënin këtë. Kjo do të krijonte rreziqe serioze për Kosovën pa njohjen diplomatike të sovranitetit të saj nga Serbia. Sipas mendimit tim, krijimi i asociacionit do të vinte më së miri në fund të procesit të dialogut”, ka përfunduar profesori amerikan, Daniel Serwer.

JU REKOMANDOJMË

Rozeta Hajdari deklarohet “e gjendjes së varfër ekonomike”, përkundër pagës prej 1 mijë 749 euro
Kryesore

Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme, gjyqtari tha se ia kanë dërguar sipas ligjit

10/12/2025 - 10:53
Shqipëri: Arrestohet djali i ish-deputetit të PS
Lajme

Shqipëri: Arrestohet djali i ish-deputetit të PS

10/12/2025 - 10:48
Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit
Lajme

Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

10/12/2025 - 10:43
Humbësi i zgjedhjeve lokale që synon të bëhet deputet, Xhafer Gashi i LDK-së pa u këndellur ende nga humbja synon sërish vota
Lajme

Humbësi i zgjedhjeve lokale që synon të bëhet deputet, Xhafer Gashi i LDK-së pa u këndellur ende nga humbja synon sërish vota

10/12/2025 - 10:27
Seanca për skandalin e rezervave shtetërore zhvillohet pa dy të akuzuarit kryesorë – Rozeta Hajdari e Ridvan Muharremi nuk shkojnë në sallë
Kryesore

Rozeta Hajdari nuk shkoi në Gjykatë, anulohet seanca: E radhës pas zgjedhjeve

10/12/2025 - 09:56
Seanca për skandalin e rezervave shtetërore zhvillohet pa dy të akuzuarit kryesorë – Rozeta Hajdari e Ridvan Muharremi nuk shkojnë në sallë
Lajme

Seanca për skandalin e rezervave shtetërore zhvillohet pa dy të akuzuarit kryesorë – Rozeta Hajdari e Ridvan Muharremi nuk shkojnë në sallë

10/12/2025 - 09:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Këta janë shefat e MKRS-së së Çekut që po e mbrojnë me heshtje skandalin e pagesës së Drejtorit nga FC Vushtrria

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • “Ti nuk je numër, je emër”- Vazhdojnë pakënaqësitë në LDK, kësaj radhe për Arben Gashin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Analfabetizmi në aksion: Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna Hasani, nuk di ta shkruajë as emrin e vet pa gabime – synon të bëhet deputete

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është prokurori që e hetoi rastin e Ibër-Lepencit, gjatë hetimit zbuloi edhe një spiun

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë