Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serwer: Versioni i fundit franko-gjerman, këto janë të rejat dhe defektet

24/01/2023 - 17:41
në Kryesore, Lajme
A A
Serwer: Versioni i fundit franko-gjerman, këto janë të rejat dhe defektet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti dhe profesori amerikan, Daniel Serwer që përcjell nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht ato që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi ka bërë një koment lidhur me versionin e fundit të propozimin franko-gjerman që është bërë publik para disa ditës. Në shkrimin e tij Serwer ka veçuar të rejat e planit dhe atë çfarë mungon.

Serwer thotë se propozimi i Berlinit dhe Parisit është një hap në drejtimin e duhur, nëse implementohet plotësisht megjithatë thotë se ka disa shtesa të dyshimta dhe elemente të rëndësishme që mungojnë.

Ai thotë se e reja në versionin e fundit që u publikua është se jepen më shumë detaje për çështjet që ndërlidhen me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe se sa që i ka parë në dokumentet e më hershme.

Këtu citon dokumentin e publikuar në të cilin thuhet se “ Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve. në Kosovë. Kosova.[sic] disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës”.

Serwer thotë se i pari nga paragrafët më lartë s’është i mirë meqë dështon t’i referohet Kushtetutës së Kosovës zi bazë për “marrëveshje konkrete”.

Pastaj thotë se mungon edhe zgjidhja reciproke për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Gjithashtu nuk kërkon reciprocitet brenda Serbisë për komunitetin shqiptar atje. Cilat kushte do të rregullonin “mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia”? As nuk është e qartë se çfarë do të thotë “kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit” me qeverinë e Kosovës. Tashmë ekziston një Këshill i Komuniteteve që ofron një komunikim të tillë me Presidentin e Kosovës, si dhe përfaqësimin e serbëve dhe komuniteteve tjera në parlament dhe në ministritë e qeverisë”, potencon Serwer, raporton Express.

Ndërkohë sa i përket Manastirit të Deçanit thotë se mungon referenca për çështjen e kahershme të pronës. Serwer thotë se duhet referuar në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës;.

Tek gjërat e rëndësishme që mungojnë, Serwer thotë se është njohja e Kosovës nga pesëshja e BE-së që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën. Serwer thotë se edhe me pesë njohjet, propozimi aktual nuk i afrohet marrëveshjes bazë të dy Gjermanive, meqë dy Gjermanitë ishin marrë vesh që të bëhen anëtare të OKB-së.

Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, Serwer thotë se diçka e tillë s’është e mundur meqë Rusia do të kërkonte një çmim të papranueshëm.

“Dështimi për të marrë njohjen nga pesë mosnjohësit është një prishje e marrëveshjes. Ndoshta nuk do të duhej të ishte në këtë tekst, por do të duhej të ndodhte në mënyrë që Kosova të bindet se normalizimi ishte real. Edhe me këto pesë njohje, kjo marrëveshje nuk do t’i afrohej Traktatit Bazë Gjerman/Gjerman, sipas të cilit supozohet se është modeluar. Kjo bëri që Republika Federale dhe Republika Demokratike të bëhen anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Këtu nuk ka një mundësi të tillë, pasi Rusia do të kërkonte një çmim të papranueshëm”, shprehet Serwer.

Në fund Serwer thotë se duhet bërë presion Beogradit dhe Prishtinës për të bërë kompromiset e nevojshme. Ai shton se presioni ndaj Kosovës ka qenë i dukshëm prej kohësh dhe se është e lehtë t’i bëhet presion një vendi që s’ka alternativë tjetër përveç se të bashkohet në NATO dhe BE.

Profesori amerikan thotë se presioni ndaj Serbisë është shumë më i vogël, derisa Aleksander Vucic ka luajtur lojë të suksesshme mbrojtëse duke balancuar Rusinë dhe Kinën kundër SHBA-së dhe BE-së./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë