Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“S’është në rregull”, “Skandaloze”, “Viti i ri shkollor në rrezik” – Çka deklaruan krerët opozitar për çështjen e librave?

27/08/2023 - 09:54
në Lajme
A A
“S’është në rregull”, “Skandaloze”, “Viti i ri shkollor në rrezik” – Çka deklaruan krerët opozitar për çështjen e librave?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se vendimi MAShT-i që prindërit t’i blejnë librat shkollor për fëmijët e tyre, por që ato do të subvencionohen nga Qeveria, ka thënë se ky është skandal, raporton GazetaBlic.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se kjo gjëja konkrete e paaftësisë për të qeverisur.

“Mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla. Këtë çështje e kishte zgjidhur rreth 15 vite më parë ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke u lehtësuar sadopak barrën e shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, përmes sigurimit të librave falas. Kur ne po flasim për paaftësi qeverisëse – kjo është ajo për të cilën e kemi fjalën konkretisht. Dështimi për të përmirësuar jetën e qytetarëve, në çfarëdo aspekti. Për më keq, përmes veprimeve të tyre, kjo Qeveri vetëm sa po e rëndon dhe po e bën më të papërballueshme mbijetesën e familjeve të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se çështja e mossigurimit të librave për nxënësit tregon edhe një herë se Qeveria Kurti është e dëmshme për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se jo të gjithë prindërit kanë para për t’ua blerë librat, meqë disa prej tyre mund t’i kenë më shumë së tre fëmijë.

Haradinaj thotë se ky është një poshtërim që po iu bëhet prindërve, në prag të fillimit të mësimit.

“Paaftësi totale e Qeverisë. Kur afrohesh në një javë prej vitit shkollor, e me ua dhanë lajmin që nuk sigurohen tekstet, s’është në rregull. Qeveria ka detyrë me i zgjidhë pengesat në rrugë. S’i kanë faj nxënësit dhe prindërit. Është poshtërim për ta. Tash iu thu prindërve bleni, sepse ka prind që ka tre, pesë fëmijë në shkollë. Nuk i kanë njerëzt. Duhet me ble veshmbathje, kpuca, dhe ti i thu duhesh me i ble tekstet. Edhe kjo është dëshmi që Qeveria Kurti është dëm për Kosovën. Ju kujtohet si i poshtëroi edhe nxënësit”, ka thënë Haradinaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Qeveria do të duhej t’i fillonte përgatitjet për nisjen e procesigt mësimor që nga prilli.

Abdixhiku ka deklaruar se tekstet shkollore do të duhej të ishin prioritet.

“Një datë është me rëndësi në arsim. Një shtatori. Në prill do të duhej të nisin përgatitjet që 1 shtatori të nisë mire.” – ka deklaruar ai.

Tutje, kreu i LDK-së shtoi se pasaktësia e pushtetit ka rrezikuar fillimin e vitit të ri shkollor.

“Pasaktësia e këtij pushteti na sjell në rrezik për të bërë një fillim të vitit të ri shkollor.” – tha ai.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se deri në orën 19:00 të ditës së  premte kanë aplikuar rreth 12 mijë prindër për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ajo ka shkruar në Facebook se mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore.

“Kemi hapur sot platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore. Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, nga Drejtoritë komunale të arsimit është kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre.

“Jemi të njoftuar poashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t’i ndajnë këto lista me prindërit”, shkruan ajo.

Kujtojmë se, Arbërie Nagavci për herë të parë pas disa vitive e ndryshoi procedurën për shpërndarjen e librave për nxënësit.

Nagavci theksoi se tash e mbas, prindërit do t’i blejnë librat për fëmijët e tyre dhe ata do të rimbursohen nga shtetit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë