
Disa fshatra të Shalës së Bajgorës kanë mbetur pa energji elektrike, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Stuhia e fuqishme dhe era e fort që ka goditur këto pjesë ka bërë që rrjeti elektrik të pësojë dëme duke lënë banorët në terr.
Se ka prishje e ka konfirmuar edhe drejtori i KEDS-it për Mitrovicë Fadil Begu.
Ai ka thënë për Veriu.info se ekipet e KEDS janë në terren për të sanuar prishjet.
“Disa pjesë të Shalës së Bajgorës kanë mbetur pa energji elektrike. Ekipet e KEDS-it janë ne terren dhe do të punojnë sa të munden sonte për të rikthyer furnizimin.” – tha Begu për Veriu.info.












