Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurti për krijimin e një sistemi të padrejtë energjetik, duke ndarë qytetarët e Kosovës në dy kategori.
Ai theksoi se ndarja e qytetarëve në baza territoriale, veçanërisht në veri dhe jug, është antiligjore dhe shkakton pabarazi qytetare.
“ZRrE, është institucion i pavarur, rregullator i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës për të kryer mandatin në tërë territorin e Kosovës. Andaj ndarja e qytetarëve në kategori e regjione veçanërisht në këtë mandat qeverisës, në theks të veçantë veri dhe jug, është antiligjore,është pabarazi qytetare”, tha Shala.
“Kjo ndodhë në qeverisjen e z. Kurti, ku një pjesë e qytetarëve të republikës së Kosovës janë në treg të rregulluar energjetik dhe u ngritet çmimi i energjisë tri herë për katër vite. Ndërkaq pjesës tjetër të qytetarëve që janë në treg të derregulluar energjetik”, shtoi ai.
Shala u shpreh se, me marrëveshjen për energjinë pas katër vite negociatash, Kurti ka krijuar dy tregje energjetike – një për veriun dhe një për pjesën tjetër të Kosovës.
Shala akuzoi Kurtin për sovranitet të improvizuar energjetik dhe për “zvarritjen e formimit të institucioneve” që ka penguar zhvillimin e një tregu të rregulluar dhe të drejtë energjetik për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Zyrtarisht, z. Kurti, me marrëveshjen për energjinë pas katër vite negociata me elektrotroserverin i ndau qytetarët e Kosovës në dy tregje të ndryshme energjetike. Pra , thënë thjeshtë për qytetarët, pjesa veriore e Kosovës për qytetarët atje nuk do të ketë ngritje të tarifave të energjisë siç po ndodhë me pjesën tjetër të Kosovës rritja me 16.1%”, tha Shala.
“Ky është sovraniteti energjetik i qeverisë Kurti! Sovranitet të tillë, improvizues popullist e ke pothuajse në shumë sektorë të ekonomisë. Nuk është e rastësishme zvarritja e formimit të institucioneve”, përfundoi ai.
Postimi i plotë:
ZRrE, është institucion i pavarur, rregullator i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës për të kryer mandatin në tërë territorin e Kosovës.
Andaj ndarja e qytetarëve në kategori e regjione veçanërisht në këtë mandat qeverisës, në theks të veçantë veri dhe jug, është antiligjore,është pabarazi qytetare. Kjo ndodhë në qeverisjen e z. Kurti, ku një pjesë e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë në treg të rregulluar energjetik dhe u ngritet çmimi i energjisë tri herë për katër vite. Ndërkaq pjesës tjetër të qytetarëve që janë në treg të derregulluar energjetik, në veri të Kosovës, nuk kanë rritje të çmimit të energjisë. Zyrtarisht, z. Kurti, me marrëveshjen për energjinë pas katër vite negociata me elektrotroserverin i ndau qytetarët e Kosovës në dy tregje të ndryshme energjetike. Pra , thënë thjeshtë për qytetarët, pjesa veriore e Kosovës për qytetarët atje nuk do të ketë ngritje të tarifave të energjisë siç po ndodhë me pjesën tjetër të Kosovës rritja me 16.1%.
Ky është sovraniteti energjetik i qeverisë Kurti!Sovranitet të tillë, improvizues popullist e ke pothuajse në shumë sektorë të ekonomisë.
Nuk është e rastësishme zvarritja e formimit të institucioneve!