Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Sharjet dhe fyerjet në Kuvend, deputetëve s’ua lënë “shenjë” 700 euro gjobë”

05/05/2024 - 16:16
në Lajme
A A
“Sharjet dhe fyerjet në Kuvend, deputetëve s’ua lënë “shenjë” 700 euro gjobë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar të martën Kodin e Sjelljes së deputetëve.

Më këtë kod parashihet që deputetët që shajnë, ofendojnë, e nxisin dhunë do të sanksionohen deri në 50 për qind të pagës së tyre, apo në shifër prej 688 euro.

Ky vendim i këtij komisioni po vlerësohet si pozitiv, por jo si një indikator që do ta ndërrojë sjelljen e deputetëve.

Analistët politikë vlerësojnë se kjo shumë e gjobitjes nuk ua len “shenj” deputetëve, raporton Arbresh.info

Analisti politik, Visar Xani thotë se nuk pret që kjo rregullore të respektohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tij, problemi më i vogël për ta është gjoba financiare.

“Gjithsesi nuk pres edhe aq shumë për shkak që problemi më i vogël i tyre mbase është gjoba financiare, por konsideroj që do të duhej që Kuvendi të ishte shembull i etikes, i debatit dhe jo aty ku ka ndëshkueshmëri për shkak të gjuhës së papërmbajtshme dhe sharjeve apo veprime të tjera jo etike”, thotë Xani për Arbresh.info

Megjithatë, sipas tij, deputetët do të duhej të ishin shembull i diskutimit dhe jo të jetë nevoja për mekanizma shtesë siç është kjo e fundit.

“Aty ku mungon etika që në realitet do të duhej të prezantohet nga deputetët dhe të ishin shembull i diskutimit dhe një etike të qartë ka dështuar. Dhe ka dal nevoja për mekanizma shtesë të kontrollit të etikës e që do të ketë edhe ndëshkueshmëri të cilat parashihen me këtë rregullore për ata që i shkelin këto rregulla”, shprehet Xani.

Maliqi: Kuvendi i Kosovës duhet të jetë vend i debatit parlamentar, jo i gjuhësi fyese e denigruese

Ndërsa, analistja politike, Afërdita Maliqi rregulloren e re për deputetët e sheh si të drejt.

‘Për shkak që shpesh herë deputetet përdorin gjuhe joparalementare, që bie ndesh me kodin etik, mendoj që është e drejtë që edhe deputetët të dënohen për gjuhë fyese dhe jo parlamentare”, thotë analistja për Arbresh.info

Sipas saj, ata që mendojnë që janë të paprekshëm, duhet të dënohen për gjuhën e tyre joparlamentare.

“Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë legjislativ në vend, duhet të jetë vend i debatit parlamentar, por jo i gjuhësi fyese e denigruese. Për këtë edhe ata, që mendojnë që janë te paprekshëm, duhet të dënohen për gjuhën e tyre jo parlamentare. Meqenëse kjo bëhet nga deputetet, si rregullore duhet të respektohet, ose në të kundërtën të marrin dënimet”, thekson Maliqi.

Po ashtu, me këtë rregullore të re parashihen masa sanksionuese, si vërejtje me shkrim, e nëse ka shkelje të rëndë të përsëritur shqiptohet vërejtja me shpallje publike në ueb-faqen e Kuvendit dhe deklarim të shkeljes në seancën e ardhshme.

Ndërkaq, mund të ketë suspendim deri në tri seanca, varet nga niveli i shkeljes, suspendim nga pjesëmarrja në mbledhje të komisioneve dhe e fundit është sanksionimi deri 20 për qind të pagës bazë.

Të mërkurën gjatë seancës parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka kërkuar nga sigurimi që të largojë deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin nga PDK-ja, Ferat Shala pasi që të njëjtit ia kanë ndërprerë fjalën shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila në seancën ku po diskutohet për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka ndërhyrë dhe ka qortuar deputetët, derisa ka ftuar sigurimin të ndërhyjë.

“Po e shkelni rregulloren. Z.Zyba, z.Shala në vendin e juaj”, tha Bogujevci.

“Sigurimi e hekni prej sallës z.Zyba dhe z.Shala. Tani largoni deputetët që i përmenda. E kam të pamundshme që në secilën seancë, ku burrat çohen në këmbë dhe të më tregojnë mua se si ta bëj interpretimin e rregullores. Mjaft më”, ishte shprehur nënkryetarja.

“Top sharjet” e deputetëve

Më 23 mars të vitit të kaluar, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala u dëgjua duke e sharë kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

“Phu, t’q**** tradhtarin e nanës”, ishte shprehur Shala për Kurtin.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në bazë të rregullores së Kuvendit, i kishte shqiptuar vërejtje për gjuhë jo parlamentare, deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili e ofendoi rëndë kryeministrin Albin Kurti.

Por deputeti nuk kishe kërkuar falje për gjuhën e tij në parlament.

“Faleminderit, ma dërgoni vërejtjen me postë”, kishte thënë deputeti.

Përveç sharjes deputetët e Kuvendit të Kosovës përdorën edhe forcën fizike.

Më 13 korrik të 2023, teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë gjithë kohës po pengohej nga deputetët e opozitës që e akuzonin se po gënjen.

Më pas, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi shihet duke u afruar te foltorja dhe duke e larguar pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.

Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku, duke bërë që situata të eskalojë dhe aty të përfshihen edhe ministra e deputetë të opozitës e pushtetit. /Arbresh.info

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë