
“Uashingtoni është padyshim pas atentatit të dyshuar për eliminimin e Vladimir Putinit”, ka thënë Kremlini.
Moska deklaroi këtë të enjte se SHBA-të po zgjedhin objektivat që do të goditen dhe se Ukraina thjesht i zbaton këto plane.
Në deklaratën e dhënë Kremlini thekson se është absolutisht qesharake që Kievi dhe Uashintoni po përpiqen të mohojnë autorësinë e incidentit.
Ndëkohë kujtojmë se nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mohuar që Kievi të ketë lidhje me incidentin.
Disa ekspertë kanë sugjeruar se vetë Moska mund ta ketë krijuar incidentin si një operacion të rremë, që synon rritjen e mbështetjes ruse për luftën.
Moska pretendoi përmes një videoje të mërkurën se dy drone u përpoqën të sulmonin Kremlinin, por u çaktivizuan dhe nuk shkaktuan asnjë dëm./Euronews/











