Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA-ja ka nevojë për një qasje të re në politikën e jashtme

24/05/2023 - 17:41
në Opinione
A A
SHBA-ja ka nevojë për një qasje të re në politikën e jashtme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreziqet e politikës së jashtme amerikane shtrihen përtej Kinës. Qëllimi i SHBA-së për të zgjeruar NATO-n në Ukrainë dhe Gjeorgji, duke e rrethuar Rusinë në Detin e Zi, ndihmoi në nxitjen e Luftës së Ukrainës. Shumë vende e shohin të rrezikshme këtë qasje. Kombet e mëdha, nga Brazili tek India, dhe më gjerë synojnë një botë shumë–polare. Të gjitha shtetet anëtare të OKB-së duhet të ri–angazhohen ndaj Kartës së OKB-së dhe të kundërshtojnë pretendimet për dominim nga çdo lloj kombi mbi të tjerët

Nga Jeffrey D. Sachs

Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara, bazohet tek një kontradiktë e natyrshme por edhe një e metë fatale. Synimi i politikës së jashtme të SHBA-së, është një botë e dominuar nga SHBA, në të cilën kjo e fundit shkruan rregullat globale të tregtisë dhe ato financiare, kontrollon teknologjitë e avancuara, e ruan supremacinë ushtarake dhe dominon mbi të gjithë konkurrentët e mundshëm.

Në rast se politika e jashtme e Amerikës nuk ndryshon me synim njohjen e nevojës për një botë shumë–polare, kjo do të çojë në më shumë luftëra, dhe ndoshta edhe në Luftën e Tretë Botërore. Kontradikta e natyrshme në politikën e jashtme të SHBA-së, është se ajo bie ndesh me Kartën e OKB-së, e cila angazhon SHBA-në (dhe të gjitha shtetet e tjera anëtare të OKB-së) ndaj një sistemi global të bazuar në institucionet e OKB-së, në të cilin nuk dominon asnjë vend i veçantë.

E meta fatale, është se në SHBA jeton vetëm 4 për qind të popullsisë së botës, dhe se asaj i mungojnë kapacitetet ekonomike, financiare, ushtarake dhe teknologjike, dhe aq më pak pretendimet etike dhe ligjore, për të dominuar 96 për qind të pjesës tjetër.

Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara ishin shumë më superiore se sa pjesa tjetër e botës në aspektin e fuqisë ekonomike, teknologjike dhe ushtarake. Tani gjërat nuk janë më kështu, pasi shumë vende kanë ndërtuar ekonomitë dhe kapacitetet e tyre teknologjike.

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha kohët e fundit të vërtetën kur deklaroi se Bashkimi Evropian, edhe pse një aleat i SHBA-së, nuk dëshiron që të jetë një vasal i Amerikës. Ai u sulmua gjerësisht në SHBA dhe Evropë për këtë deklaratë, sepse shumë politikanë mediokër në Evropë varen nga mbështetja politike e SHBA-së për të mbetur në pushtet.

Në vitin 2015, ambasadori i SHBA-së Robert Blackwill, një strateg i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane, përshkroi me një qartësi të jashtëzakonshme strategjinë e madhe të Uashingtonit. Ai shkroi ndër të tjera: Që nga themelimi i tyre, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur vazhdimisht një strategji të madhe të përqendruar tek marrja dhe ruajtja e pushtetit dominant mbi rivalët e ndryshëm, fillimisht në kontinentin e Amerikës së Veriut, më pas në Hemisferën Perëndimore dhe më në fund globalisht.

Në këtë kuadër ai argumentoi se “ruajtja e lidershipit të SHBA-së në sistemin global duhet të mbetet objektivi qendror i strategjisë së saj të madhe në shekullin XXI”. Për të mbështetur dominimin e SHBA-së në garën me Kinës, Blackwill parashtroi një plan që po ndiqet aktualisht nga presidenti Joe Biden.

Ndër masat e tjera, Blackwill rekomandoi që Shteteve të Bashkuara të nënshkruajnë “marrëveshje të reja preferenciale tregtare midis miqve dhe aleatëve të tyre për të rritur përfitimet e tyre të ndërsjella përmes instrumenteve që përjashtojnë me vetëdije Kinën”.

Kjo duhet të arrihet përmes “një regjimi kontrolli teknologjik” për të bllokuar aftësitë strategjike të Kinës, dhe ngritjen e “kapaciteteve politike të miqve dhe aleatëve të SHBA-së në periferi të Kinës”, si dhe përmes forcimit të pozitës ushtarake amerikane përgjatë bregut aziatik, pavarësisht nga çdo lloj kundërshtim kinez.

Kina do të jetë një kërcënim për SHBA-në, vetëm në masën që kjo e fundit e bën Kinën armike. Armiqësia e SHBA-së ndaj Kinës, e cila përzien synimin arrogant të SHBA-së për dominim me racizmin afatgjatë anti-kinez, po e krijon këtë armik.

Shumica e politikanëve amerikanë dhe shumë të tjerë në Britani, BE, Japoni, Kore, Australi dhe Zelandën e Re, e mbështesin qasjen agresive të Shteteve të Bashkuara. Unë jo, pasi e shoh qasjen e SHBA-së ndaj Kinës si në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe paqen.

Kina ka të drejtën e prosperitetit dhe të sigurisë së saj kombëtare. Ajo duhet të jetë e lirë nga provokimet e SHBA-së rreth kufijve të saj. Arritjet e jashtëzakonshme ekonomike të Kinës që nga fundi i viteve 1970 janë mbresëlënëse si për Kinën po ashtu edhe për botën.

Përgjatë shekullit të gjatë, ndër vitet 1839-1949, Kina u zhyt në një varfëri ekstreme në një periudhë të shënuar nga pushtimet evropiane dhe japoneze të Kinës dhe luftërat civile. Britania e pushtoi në vitin 1839 për ta detyruar Kinën të blinte opiumin. Fuqi të tjera e sfiduan gjatë shekullit që pasoi. Kina e ka marrë më në fund veten nga ajo periudhë katastrofike, dhe në këtë proces i dha fund varfërisë së rreth 1 miliardë njerëzve!

Prosperiteti i ri i Kinës mund të jetë paqësor dhe produktiv për botën. Teknologjitë e suksesshme të Kinës – duke nisur nga kurat jetike të malaries deri tek energjia diellore me kosto të ulët dhe rrjetet efikase 5G – mund të jenë një ndihmë e madhe për botën.

Rreziqet e politikës së jashtme amerikane shtrihen përtej Kinës. Qëllimi i SHBA-së për të zgjeruar NATO-n në Ukrainë dhe Gjeorgji, duke e rrethuar Rusinë në Detin e Zi, ndihmoi në nxitjen e Luftës së Ukrainës. Shumë vende e shohin të rrezikshme këtë qasje. Kombet e mëdha, nga Brazili tek India, dhe më gjerë synojnë një botë shumë–polare. Të gjitha shtetet anëtare të OKB-së duhet të ri–angazhohen ndaj Kartës së OKB-së dhe të kundërshtojnë pretendimet për dominim nga çdo lloj kombi mbi të tjerët.

Shënim: Jeffrey D.Sachs, profesor dhe drejtor i Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, si dhe president i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

JU REKOMANDOJMË

A është Kurti budalla
Opinione

A është Kurti budalla

01/06/2023 - 15:27
Qeveria teknike si shpëtim!
Opinione

Qeveria teknike si shpëtim!

31/05/2023 - 14:42
Ramiz Lladrovci: Të lumtë Edi Rama!
Opinione

Ramiz Lladrovci: Të lumtë Edi Rama!

30/05/2023 - 21:37
Diplomati që shënon një shekull
Opinione

Diplomati që shënon një shekull

29/05/2023 - 20:25
Shkruan Gerina Mullaj: Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren
Lifestyle

Shkruan Gerina Mullaj: Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren

23/05/2023 - 19:58
Marakli të privilegjeve
Opinione

Marakli të privilegjeve

20/05/2023 - 18:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte duke pirë kafe, ekzekutohet me armë një 19 vjeçar

    Plagoset një person në Skenderaj, policia jep detaje

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ja kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • KFOR’i- Listës Serbe në Zveçan: Ju na rrezikuat të hënën, nuk e harrojmë atë ditë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pamje të rënda: Sulmohen dy shqiptarë në veri, Policia i dërgon në spital

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë