Gjatë vizitës, Oudkirk ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në vend.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Ambasadës amerikane në Prishtinë, ku është theksuar përkushtimi i vazhdueshëm amerikan ndaj misionit të KFOR-it dhe stabilitetit në Kosovë.













