Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, ku një punishte ndërtimi është shembur krani.
Lidhur me rastin, për Gazetën Express, është deklaruar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.
Ky i fundit ka bërë të ditur se, si pasojë e rastit dy persona kanë mbetur të lënduar, dhe se, njësitet relevante bashkë me prokurorinë e shtetit kanë nisur hetimet.
‘’Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit’’, ka thënë Pllana për Express.












