Një bashkatdhetar nga Zvicra, ka ndihmuar sot personat me nevoja të veçanta, duke i dhuruar 6 karroca elektrike në Shoqatën HANDIKOS në Vushtrri.
Kështu ka njoftuar i pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facebook.
Ai e ka falenderuar mërgimtarin, duke konsideruar se mbështetja për këtë kategori të shoqërisë është akt i lartë humanitar.
Postimi i plotë:
NDIHMOHEN PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA
Bashkatdhetari nga Zvicra Nazmi Mulaku dhuroi 6 karroca elektrike për persona me nevoja të veçanta të Shoqatës HANDIKOS, në Vushtrri.
Mbështetja e kësaj kategorie të shoqërisë është akt i lartë humanitar.
Falënderojmë bashkatdhetarin Mulaku!













