Nga rrugëtimi si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri te udhëheqja e një prej kompanive më të suksesshme vendore, historia e Rrustem Rukolli mbetet frymëzim për shumë të rinj dhe sipërmarrës në Kosovë.
Rukolli, pronar i kompanisë “Drena”, ka ndërtuar ndër vite një biznes të fuqishëm në sektorin e ndërtimit, industrisë së qumështit dhe prodhimit të pijeve, duke punësuar qindra punëtorë dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Së fundmi, kompania “Drena” ka shënuar edhe një sukses të madh ndërkombëtar.
Njoftimi i kompanisë “Drena”:
Pas një angazhimi disa mujor, Drenes tashmë i është besuar bashkëpunimi në cilësinë e aksionarit të dytë në njërën ndër qumështoret më të vjetra në Poloni.
Puna, përkushtimi dhe përvoja në industrinë e qumështit po e bëjnë Drenën një nga prodhuesit “Made in EU” në një prej rajoneve më të zhvilluara blegtorale në Evropë.
Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për brandin tonë dhe për produktet që shumë shpejt do të jenë më afër konsumatorëve europianë.
Në vazhdim do të shpalosim edhe më shumë detaje.
Ne garantojmë bashkëpunëtorët dhe konsumatorët tanë se do të vazhdojmë edhe më fuqishëm të jemi pranë jush edhe në Kosovë.













