
“Zotëriu i Parë” edhe një herë në qendër të vëmendjes me një nga skandalet e tij të radhës.
Gjatë kësaj dite feste për besimtarët e krishterë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar një nga familjet kosovare që feston sot.
E në këtë vizitë presidenten e ka shoqëruar edhe ‘zotëriu i parë’ Prindon Sadriu.
Kjo pjesëmarrje e Prindonit ka marrë sërish vëmendjen e madhe për një tjetër ‘skandal’ të tij, pasiqë ai, nga një fotografi e postuar në profilin e Presidentes Osmani, duket se ka hyrë në shtëpinë me tepihë të familjes Balaj, pa i zbathur këpucët, përcjell Insajderi.
Sjellja aspak e hijshme dhe e pa edukatë e Prindonit sigurisht se është bërë temë disuktimi, pasi ka treguar mos respekt për traditat dhe rregullat e shumë familjeve për shtëpitë e tyre.
E këto tradita shpesh është parë duke i respektuar edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, edhe kur ka qenë në pozitën e një prej njerëzve më të rëndësishëm në botë.
Në foton më lart, Presidenti Barack Obama heq këpucët ndërsa përgatitet të vizitojë Xhaminë Blu 7 Prill 2009, në Stamboll.
E kjo nuk është hera e vetme që Obama është fotografuar këmbë-zbathur gjatë mandatit të tij.



Nga këto fotografi, duket se Prindon Sadriu mund të mësojë shumë nga edukata, mirësjellja dhe respekti për shtëpinë e dikujt tjetër











