Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

22/07/2025 - 14:42
në Lajme
A A
Banjska, lufta disa orëshe e Kosovës me grupin e ar’matosur të serbëve – çfarë dihet një vit më vonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm.

Në raportin e saj vjetor, SOA hedh dritë jo vetëm mbi situatën e sigurisë në Kroaci, por edhe mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor – një rajon që, sipas saj, vazhdon të përballet me sfida të thella politike dhe të sigurisë, të lidhura ngushtë me çështjet e pazgjidhura ndërshtetërore.

Edhe pse BE-ja dhe SHBA-ja mbeten të përfshira në përpjekjet për stabilizim, raporti nënvizon se zgjidhja e këtyre çështjeve vazhdon të jetë e vështirë.

Kjo klimë pasigurie, sipas SOA-s, ndikon drejtpërdrejt edhe në procesin e integrimit evropian të rajonit, i cili po ec me ritme të ngadalta.

Kroacia sheh kërcënime të vazhdueshme në veri

Në vlerësimin e saj për Kosovën, SOA thekson ekzistencën e grupeve që synojnë destabilizimin e situatës në veri të vendit, ku shumica e popullsisë është serbe.

Si shembull për këtë, raporti përmend sulmin e armatosur të formacioneve serbe ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023, në të cilin mbeti i vrarë një polic.

Prishtina e ka akuzuar Beogradin për këtë sulm, ndërsa zyrtarët serbë kanë mohuar çdo përgjegjësi.

Raporti vëren se ende nuk është e qartë se si është organizuar ky formacion paraushtarak dhe si është armatosur me armë të rënda me origjinë ushtarake.

Për Millan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit dhe ka qenë pjesëmarrës në të, raportohet se është larguar në Serbi, ku është marrë në pyetje, por ende pritet ngritja e procedurave penale kundër tij.

Raporti i SOA-s përmend edhe përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të shuar institucionet paralele serbe në veri, me qëllim forcimin e sovranitetit të shtetit dhe kufizimin e ndikimit të Beogradit në këtë zonë.

“Në rrethana të tilla, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë mbetet një rrezik i vazhdueshëm. Ndaj, rolin e garantuesit të sigurisë vazhdon ta luajë prania ushtarake e forcave ndërkombëtare”, përfundon SOA.

Balancimi strategjik i Serbisë

Për fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, SOA thekson vazhdimësinë e politikës së balancimit midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës.

Kjo strategji përfshin edhe promovimin e konceptit të “botës serbe”, i cili synon bashkimin e serbëve në vendet fqinje – sidomos në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë – nën ombrellën e unifikuar politike të Beogradit zyrtar.

Në nivelin e brendshëm, SOA vëren se Serbia ka përjetuar disa valë protestash antiqeveritare, të organizuara kryesisht nga studentët, të cilët kërkojnë demokratizim të shoqërisë, depolitizim të institucioneve shtetërore, forcim të lirisë së medias dhe luftë kundër korrupsionit.

Raporti thekson se – në një situatë të tillë të ndërlikuar, me polarizim shoqëror në rritje – mediat pranë strukturave qeverisëse përforcojnë një narrativ që identifikon armiq të jashtëm dhe të brendshëm.

Sipas raportit, kjo krijon një atmosferë të kërcënimit kombëtar dhe përdoret për të diskredituar protestat studentore.

Në këtë kontekst, Republika e Kroacisë përmendet si një “faktor i përhershëm antiserb”, thekson SOA.

Sfida të tjera

Agjencia kroate vëren se në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdon paqëndrueshmëria politike, e shkaktuar nga mosmarrëveshjet midis entiteteve dhe komuniteteve për rregullimin kushtetues dhe politikën e jashtme.

Konflikti kryesor qëndron midis udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe Përfaqësuesit të Lartë mbi juridiksionin.

SOA vlerëson se udhëheqja e Republikës Sërpska mbështet hapur shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës dhe kërkon mbështetje politike nga Rusia – gjë që do të vazhdojë të krijojë sfida serioze politike dhe të sigurisë.

Në Mal të Zi, sipas raportit, vazhdon po ashtu ndarja socio-politike mes opsionit proevropian dhe atij serb, i cili është njëkohësisht prorus dhe antiperëndimor.

Partitë radikale serbe janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës, dhe megjithëse Qeveria malazeze synon të demonstrojë angazhim evropian, ndikimi i politikave nacionaliste dhe antiperëndimore të opsionit serb mund të pengojë integrimin evropian dhe t’i ndikojë negativisht marrëdhëniet me BE-në, vlerëson raporti i SOA-s.

Ai përmend edhe Kishën Ortodokse Serbe, që përveç rolit fetar, thotë se ka edhe ndikim të fuqishëm politik – kombëtar dhe rajonal.

Udhëheqësit e Kishës promovojnë konceptin e “botës serbe”, duke përfshirë veçanërisht Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën si pjesë të kësaj hapësire, vë në dukje raporti.

I njëjti paralajmëron, gjithashtu, se organizatat kriminale të Ballkanit Perëndimor, sidomos ato serbo-malazeze, janë shumë aktive në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Roli destabilizues i Rusisë

Në një pjesë të raportit, SOA thekson edhe ndikimin e vazhdueshëm dhe destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Moska, sipas raportit, përdor një gamë mjetesh – sidomos lidhjet tradicionale me Serbinë – për të ruajtur dhe zgjeruar ndikimin e saj në rajon.

Agjencia vëren, gjithashtu, praninë aktive të shërbimeve ruse të inteligjencës në Serbi, të cilat, sipas SOA-s, përfshijnë edhe strehimin e agjentëve të larguar nga vendet perëndimore.

Raporti thekson se nga territori serb operojnë edhe mjete hibride ruse dhe përmend në mënyrë të veçantë RT-në dhe Sputnik-un.

Këto media “shërbejnë për të përhapur narrativë prorusë dhe antiperëndimorë në Ballkanin Perëndimor”, thekson raporti.

“Demokraci e sigurt”

Për vetë Kroacinë, SOA vlerëson se është një “demokraci e sigurt dhe e qëndrueshme në një mjedis sfidues të sigurisë”.

Ajo thekson se ndryshimet e shpejta globale, zhvillimet teknologjike dhe pasojat e luftës në Ukrainë kanë ndikuar në përkeqësimin e sigurisë në Evropë.

Por Kroacia, aktualisht, nuk përballet me kërcënime serioze të drejtpërdrejta ndaj sigurisë kombëtare apo rendit demokratik kushtetues, konstaton SOA.

JU REKOMANDOJMË

Konfiskohen armë, municion e uniforma në veri, policia del në konferencë të jashtëzakonshme

Konfiskohen armë, municion e uniforma në veri, policia del në konferencë të jashtëzakonshme
20/08/2026 - 12:41

Policia e Kosovës pritet të japë sot detaje për një operacion të gjerë policor të zhvilluar në disa lokacione në veri të Mitrovicës, gjatë të cilit janë gjetur...

Më shumëDetails

Në pritje të verdiktit të Hagës, Çitaku publikon fotografi të Thaçit mes mbështetësve: Edhe 26 ditë

Në pritje të verdiktit të Hagës, Çitaku publikon fotografi të Thaçit mes mbështetësve: Edhe 26 ditë
20/08/2026 - 12:34

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi në mes mbështetësve nga fushatat elektorale të kaluara. “Edhe 26 ditë!”, shkroi Çitaku, duke iu...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren
20/08/2026 - 12:21

Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër fajdesë ditën e martë dhe nga kyy operacion, në pranga si të dyshuar kanë përfunduar Fadil...

Më shumëDetails

Nga peng i forcave serbe në luftë, te fletëarresti i Beogradit: Përndjekja e Bajram Bajramit që u arrestua në Kroaci

Nga peng i forcave serbe në luftë, te fletëarresti i Beogradit: Përndjekja e Bajram Bajramit që u arrestua në Kroaci
20/08/2026 - 11:59

Fushata e Serbisë për ndjekjen e qytetarëve të Kosovës përmes fletëarresteve ndërkombëtare po vazhdon të prodhojë raste absurde, ku viktimat e luftës dhe civilët e pambrojtur trajtohen si...

Më shumëDetails

Deliu e PDK’së paralajmëron protesta masive: Ditëve në vijim do të jenë kategori të shumta shoqërore bashkë me ne

Deliu e PDK’së paralajmëron protesta masive: Ditëve në vijim do të jenë kategori të shumta shoqërore bashkë me ne
20/08/2026 - 11:40

Blerta Deliu-Kodra, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka paralajmëruar protesta masovike me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe respektimit të Kushtetutës nga partia në pushtet, Lëvizja...

Më shumëDetails

“Mundësi të humbura për Kosovën”- SHBA’ja ripërsërit thirrjen për formim institucionesh

“Mundësi të humbura për Kosovën”- SHBA’ja ripërsërit thirrjen për formim institucionesh
20/08/2026 - 11:29

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ganimete Musliu: Kurti sot po notonte në pishinë derisa ne e prisnim para Qeverisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë