
Bilall Sherifi nga Nisma thotë se me marrëveshjen e dakorduar mbrëmë në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiqit, kryeministri i ka tejkaluar të gjitha marrëveshjet tjera që ishin arritur deri më tash.
Sherifi në një prononcim për GazetaBlic thotë se, kryeministri i Kosovës me miratimin e marrëveshjes pranoi qeverisjen serbe në Kosovë.
“Jo vetëm Asociacionin, përmes kësaj marrëveshje Albin Kurti i ka tejkaluar të gjitha marrëveshjet që janë arritë deri më tash, pra përmes kësaj marrëveshje Albin Kurti ka pranuar qeverisje të serbëve në Kosovë, jo vetëm Asociacion ashtu siç ishte paraparë në marrëveshjen e vitit 2013, por përtej asaj”, tha Sherifi.Sherifi ka kritikuar kryeministrin Kurti për shkeljen e të gjitha premtive që i kishte dhënë sa ishte në opoztë.
Sipas Sherifi kryeministri Kurti është i gatshëm që të bëjë çdo gjë në favor të Serbisë, në mënyrë që të mbetet në pushtet.“Albin Kurti ka shkelur të gjitha premtimet që ka dhënë gjatë kohës kur ishte në opozitë, nga ai i vjetri nuk ka mbetë më asgjë. Tani kemi një Albin që për pushtet është i gatshëm të bëjë çdo gjë në favor të Serbisë. Tanimë, Kosova nuk mund të ikë asnjëherë nga kjo marrëveshje. Albin Kurti mund të ikë, por marrëveshja do të mbetet aty përgjithmonë ashtu siç kanë mbetur edhe marrëveshjet e vitit 2013”, tha Sherifi për GazetaBlic.
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Dritëro Arifti thotë se pavarësisht se di do ta quajnë, Asociacioni tash është i pranishëm në Kosovës.Arifi në një prononcim për GazetaBlic thotë se, është shumë e paqartë mënyra se si ka arritur deri këtu dhe sipas tij kjo çështje mbetet për t’u parë se di do të interpretohet tutje.
“Me pranimin edhe të planit edhe të aneksit, Kosova është zotuar që do të zbatojë nenin 7 dhe nenin 10 të marrëveshjes së planit evropian. Neni 7 i bie që të themelohet një vetmenaxhim, ndërsa neni 10 kërkon që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara. Kjo i bie që, Qeveria e Kosovës duhet t’i zbatojë marrëveshjet e kaluara, përfshirë këtu edhe nenin 7”, thotë Arifi.
“Si do të interpretohet kjo në praktikë, mbetet të shihet. Kjo është shumë e paqartë se çfarë kanë bërë dhe si e kanë interpretuar. Çfarëdo të mundohen të bëjnë, ata do ta bëjnë një Asociacion, pavarësisht si kanë vendosur ta quajnë. Në fund të ditës del rezultati se është një Asociacion i komunave serbe, është evituar emri që të mos thirret ‘Zajednicë’, por përmbajtja është e njëjtë, duke u bazuar edhe në marrëveshjet e kaluara që janë arritur”, tha Arifi për GazetaBlic.












