Një qytetar nga komuna e Vushtrrisë, i cili tashme jeton në Gjermani humbet terminin për shërim jasht vendit për shkak të refuzimit nga Aeroporti i Prishtinës.
Abedin Ademi tregon për Insajderin se sapo ka arritur në aeroportin e Prishtinas, nga sporteli i kanë thanë se ai nuk nuk mund të udhëtoj me ketë letërnjoftim përkundër asaj qe Ademi me ketë letërnjoftim ka udhëtuar mrenda vitit tre here dhe nuk ka pasur probleme.
“Kam pas me udhtu dje me 24.01.2022 nga Prishtina për ne Dortmund, me tha se nuk mundesh me udhëtu me ketë dokument, unë e kam vazhdu letërnjoftimin ka qene ne rregull por me thane merre ketë dokument deri te behet letërnjoftimi tjetër”.
Ai tregon se shkak i kësaj ka humbur terminët qe ka pasur për shërim në Gjermani.
“Më kanë hup terminin, e kom pas me 25.01.2022 në spital dhe kom pas termin tjetër termin me 28.01.2022 me psikolog”, u shpreh Ademi.














