Pas raportimit në media se QTA në Shipol po shet produkte ushqimore pa afat, inspektorati “zbarkoi” dje në këtë market.
Veriu.info ka tentuar të marrë përgjigje nga pronari i QTA, Agron Durmishi, se si ka ndodhur që të shiten akullore pa afat dhe se çfarë masa ka marrë inspekcioni në kontrollën e ditës së djeshme.
Pronari Durmishi nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike e as në mesazhet e Veriu.info.
Karshi kësaj situate pronari i QTA ka vendosur të hesht, ani pse bëhet fjalë për një rast të rëndë nga i cili mund të pësojnë konsumatorët./Veriu.info/












