Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkallët e reja tatimore aplikohen nga gushti

30/08/2024 - 08:14
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Shkallët e reja tatimore aplikohen nga gushti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhurat personale do të fillojë nga periudha e muajit gusht.

Për shkak të tatimit të ndryshuar, pagat e muajit shtator do të dalin me nga 6.8 euro më shumë për të gjithë të punësuarit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Administrata Tatimore e Kosovës, ditë më parë ju ka njoftuar për hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për tatim në të ardhurat personale. Me qëllim që të përmbushni saktë detyrimet tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të filloj nga periudha gusht 2024. Pra, deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142.”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ditë më parë, hyri në fuqi Ligji për pagën minimale prej 250 eurosh, para se ajo të rritej në 350 me vendim të Qeverisë të mërkurën. Deri tani, kushdo që kishte pagë mbi 250 euro, deri në këtë vlerë paguante 6.8 euro tatim. Me ndryshime tatim deri në këtë vlerë s’do të ketë dhe të ardhurat rrjedhimisht do të rriten.

Ligji për pagën minimale dhe shkallët tatimore ishte miratuar në korrik të vitit të shkuar, por ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të opozitës. Në qershor, Kushtetuesja konstatoi që ky Ligj nuk e shkelë aktin më të lartë juridik të vendit, e të premten u publikua në Gazetën Zyrtare kur edhe hyri në fuqi menjëherë.

Ligji parasheh që në fund të çdo viti, Këshilli Ekonomiko-Social i propozon Qeverisë lartësinë e pagës minimale, të cilin e miraton më pas ekzekutivi.

Paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç. Pak ditë pasi hyri në fuqi ligji që e ngriti në 250 euro pagën minimale, Qeveria të mërkurën vendosi ta ngritë në 350 euro.

Edhe pas kësaj rritje, Kosova është vendi me pagën minimale më të ulët në Evropë.

JU REKOMANDOJMË

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike
21/03/2026 - 18:18

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për Novruzin dhe tha se Moska mbetet një mik besnik dhe partner i besueshëm për Teheranin, tha Kremlini të shtunën....

Më shumëDetails

Tragjedia në Bokshiq të Klinës: Ky është vik’tima që u qëllua për vde’kje!

Tragjedia në Bokshiq të Klinës: Ky është vik’tima që u qëllua për vde’kje!
21/03/2026 - 18:02

Faruk Isufi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës raporton IndeksOnline. Të njejta burime tutje...

Më shumëDetails

Sorensen pas takimit në DASh: Siguruam harmonizimin në hapat përpara

Sorensen pas takimit në DASh: Siguruam harmonizimin në hapat përpara
21/03/2026 - 17:52

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar të premten një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e...

Më shumëDetails

“Historia do të mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste”, Rama i zëshëm ndaj kundërshtarëve

Nga 1 janari paga minimale 500 euro në Shqipëri
21/03/2026 - 17:48

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur në Asamblenë partiake, tha se durimi duhet të jetë heroik përballë sfidave dhe...

Më shumëDetails

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë
21/03/2026 - 17:44

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për bllokimin e progresit në një kredi të madhe të Bashkimit Evropian për Ukrainën, duke e cilësuar këtë si një...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Klinë – Një burrë vr’et vëllain e vet

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
21/03/2026 - 17:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Klinës. Pas një fjalosjeje, një burrë ka sulmuar me armë zjarri vëllain e tij, i cili si pasojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    354 Shpërndaje
    Shpërndaje 142 Tweet 89
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë