Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici

30/07/2026 - 14:56
në Lajme
A A
Shkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës dhe të sigurisë e shëndetit në punë, pas raportimit të rasteve, ka kryer inspektime në dy kantiere ndërtimi në komunën e Podujevës dhe Shtimes.

Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë, Inspektorati ka ndaluar menjëherë punimet në dy kantiere ndërtimi, në Podujevë dhe Shtime, deri në eliminimin e plotë të parregullsive të evidentuara.

Në rastin në Komunën e Ferizajt, është hapur rast në Policinë e Kosovës, për dëmtimin e shiritit ndalues, pasi punëdhënësi, edhe përkundër vendimit në fuqi për ndalimin e punimeve, ka vazhduar punën në kundërshtim me urdhrin e inspektorit.

“Masat e ndërmarra synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për punëtorët. Subjektet e inspektuara janë obliguar të eliminojnë të gjitha parregullsitë, ndërsa punimet do të lejohen të rifillojnë vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë kontrollet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke ndërmarrë masa ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Njëkohësisht, Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i panegociueshëm.

JU REKOMANDOJMË

Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin

Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin
30/07/2026 - 14:54

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka bërë të ditur se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) nuk u është përgjigjur kërkesave të saj për të intervistuar...

Më shumëDetails

Një sistem i tërë në shërbim të oligarkut: Si dyshohet se Nadir Çausholli korruptoi strukturat shëndetësore për t’u shitur barna pacientëve edhe kur nuk kishin asnjë nevojë

Një sistem i tërë në shërbim të oligarkut: Si dyshohet se Nadir Çausholli korruptoi strukturat shëndetësore për t’u shitur barna pacientëve edhe kur nuk kishin asnjë nevojë
30/07/2026 - 14:33

Në Republikën e ilaçeve në letër dhe të arkivoleve me para cash, ku shëndetësia falas ekziston vetëm në fjalimet pompoze të kryebashkiakut dhe në bilancet e klanit Veliaj,...

Më shumëDetails

Ndodh edhe kjo: Kjo komunë e Kosovës me buxhetin e komunës, blen aparaturë për heqjen e qimeve me laser

Ndodh edhe kjo: Kjo komunë e Kosovës me buxhetin e komunës, blen aparaturë për heqjen e qimeve me laser
30/07/2026 - 14:18

Komuna e Graçanicës ka përmbyllur procedurën e prokurimit për furnizimin me një aparaturë për heqjen e qimeve me laser, e cila do të vendoset në Spitalin e Graçanicës....

Më shumëDetails

“Nuk ka vetëm avionë, por edhe pasuri të tjera në Francë”, kreu i SPAK jep detaje nga arrestimi i Ermal Beqirit

“Nuk ka vetëm avionë, por edhe pasuri të tjera në Francë”, kreu i SPAK jep detaje nga arrestimi i Ermal Beqirit
30/07/2026 - 14:09

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, person i shpallur në kërkim nga SPAK. Gjatë...

Më shumëDetails

Maliqi: ‘Përparim Rama, kandidat potencial për kryetar të LDK-së’

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
30/07/2026 - 14:05

Besimi brendapartiak i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të testohet pasditen e sotme në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë. Në “Kosova Today” opinionistja Afërdita Maliqi deklaroi se...

Më shumëDetails

Haga synon që deri më 14 shtator të përfundojnë deklaratat përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet Hashim Thaçi

Haga synon që deri më 14 shtator të përfundojnë deklaratat përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet Hashim Thaçi
30/07/2026 - 13:45

Gjykata e Hagës përmes një dokumenti të publikuar në faqen zyrtare, kanë treguar se deri me datën 14 shtator synojnë që të përfundojnë procesin e deklaratave përmbyllëse në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë