Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkëlzen Maliqi: Deklarata e Lajçak, alarmuese, ka rrezik të eskalimit të situatës në veri!

13/05/2023 - 13:45
në Lajme
A A
Shkëlzen Maliqi: Deklarata e Lajçak, alarmuese, ka rrezik të eskalimit të situatës në veri!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Publicisi, Shkëlzen Maliqi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur mbi vizitën e fundit në Prishtinë dhe Beograd të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Maliqi komentoi edhe deklaratën e Lajçak të dhënë pas vizitës në Veri, ku fliste për “normalizim apo konfrontim” të situatës.

Ai cilësoi alarmuese një deklaratë të tillë, duke theksuar se mund të rikthehet rreziku i eskalimit dhe konfliktit.

“Lajçak pas bisedës me strukturat serbe në veri, dha një deklaratë alarmuese për gjendjen në veri. Tha se është i shqetësuar duke aluduar në vendosmërinë e serbëve në refuzimin e çdo marrëveshjeje pa i plotësuar parakushtet: krijimin e asociacionit të komunave me shumicë të popullsisë serbe dhe tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga Veriu.Si duket, serbët i kanë thënë Lajçakut se s’do të bëjnë më kompromise, si atëherë kur e dëgjuan Beogradin dhe i hoqën barikadat.Me këtë rikthehet rreziku i eskalimit dhe konfliktit. Pyetja është edhe për Lajçakun dhe faktorët ndërkombëtarë, kush e kontrollon afektivisht veriun e Kosovës, a e ka fjalën kryesore Lista Serbe, që dirigjohet nga presidenti i Serbisë Vuçiq, apo forcat më radikale pro-ruse”

Ai duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 23 prill në Veri, tha se të njëjtat nuk ofruan zgjidhje.

Maliqi tha se kryetarët e zgjedhur nga VV-ja dhe PDK-ja ka shumë gjasa të mos betohen dhe zgjedhjet të shpallen sërish.

“Zgjedhjet që u patën mbajtë nuk zgjodhën asgjë, dhe po afrohet fundi i muajit kur kryetarët e zgjedhur me shumë pak vota, të gjithë të kombësisë shqiptare, do të duhej të inauguroheshinn dhe të marrin detyrat, që vështirë se do ta mund t’i ushtronin, sepse nuk ka garancë as që do të mund të futeshin në objektet e komunave ku edhe nëse do të futeshin të ndihmuar nga policia, do të ballafaqoheshin me bojkotin e komplet administratës.Me gjasa, kryetarët e zgjedhur nga radhët e VV dhe PDK, as që do të betohen, për të krijuar situatën e shpalljes së sërishme të zgjedhjeve” deklaroi për “Gazeta Blic”

Ai tha se në protestat e mbajtura atje po kërkohet dorëheqja e Vuçiq në kohën kur perëndimi po i bën presion për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Maliqi paralajmëroi se i njëjti mund edhe të shpallet person non grata nga SHBA-të, BE dhe Britania e Madhe.

“Vuçiq këto ditë ka telashe të mëdha në të gjitha frontet. Në Beograd sapo është mbajtur një protestë shumë masive “Kundër dhunës” e nxitur nga dy masakrat masive në një shkollë fillore në Beograd dhe dy në fshatra në rrethinë të Beogradit.Në protestë kërkohej dorëheqja e tij. Kjo po ndodh në ditët më kritike kur është shtuar deri në kulm presioni i Perëndimit që Serbia më në fund t’i vendosë sanksione Rusisë. Njëkohësisht, Vuçiq do të duhej ta fillonte implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ç’ka objektivisht në qarqet proruse dhe serbomëdha do të perceptohet si kapitulim i Serbisë në Kosovë.Nuk është e qartë a do t’ia dal Vuçiqi të gjej zgjidhje në lëmshin që e ka krijuar me vite duke ekuilibruar mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe duke instaluar një pushtet autokrat që kultivon lidhje të afërta me krimin e organizuar, për çka u akuzua rishtazi në një shkrim të New York Times, gjë që e bën kandidat të fortë për ta shpallur edhe atë, sikur kriminelët Radojçiq dhe Veselinoviq, person non grata në SHBA, BE dhe Britani të Madhe”

Ai potencoi se kjo situatë e krijuar në Serbi mund të sjellë tensione edhe në Veri të vendit.

“Laku i shtrënguar rreth qafës së Vuçiqit nuk dihet se çka mund ti sjell vetë Vuçiqit dhe Serbisë, por sigurisht se do të ketë pasoja në Veri dhe gjithandej rajonit. Nuk shoh mundësi për ndonjë tërheqje elegante të Vuçiqit. Vetëm nëse BE dhe SHBA-të veprojnë më energjikisht, për ç’ka skanë treguar vullnet, ndoshta do të evitohej kriza shpërthyese që do ta përfshijë edhe Veriun e Kosovës.Edhe në këtë skenar, shpresoj se Serbia kësaj here nuk do të mund të eksportoj konfliktin jashtë territorit të saj siç e ka bërrë gjatë shkatërrimit të programuar të ish federatës jugosllave duke ecur akseve Slloveni – Kroaci – Bosnjë-Hercegovinë – Kosovë. Tani e pret implozioni i mbrendshëm, diçka e ngjashme me shpërthimin në Shqipëri të vitit 1997” deklaroi Maliqi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë